Mijëra persona kanë protestuar sot në kryeqytetit kroat, Zabreg, duke kërkuar nga autoritetet masa më të rrepta kundër dhunës në familje.
Protesta e sotme vjen pas një rasti në ishullin Pag, ku një baba hodhi katër fëmijët e tij nga një dritare, që kishte një distancë të lartë me tokën. Fëmijët, e moshave ndërmjet tri dhe tetë vjeç, pësuan lëndime të rënda trupore.
Protesta e sotme u organizua përmes një grupi në Facebook të quajtur Spasime (Shpëton).
Protestuesit po kërkojnë edukim më të mirë në shkolla dhe më shumë trajime për punëtorët e institucioneve shtetërore, me qëllim që të luftohen dhuna. Ata gjithashtu po kërkojnë që viktimat të mund të raportojnë rastet e dhunës përmes telefonit, që do të ishte funksional 24-orë në ditë.
Kryeministri kroat, Andrej Plenakoviq, mori pjesë në tubimin në Zagreb, ku ju tha të pranishmëve se ai tashmë ka marrë masa.
“Këtu jam më shumë si qytetar i shqetësuar sesa si kryeministër i vendit”, tha ai.
Ndërmjet viteve 2012-2017, 90 gra janë vrarë nga partnerët e tyre, ish-partnerët apo persona të afërt, thuhet në të dhënat e publikuara nga agjencia Reuters.
Vetëm gjatë viti 2017, sipas këtyre të dhënave, 11,506 raste të dhunës në familje janë raportuar në polici.