Ibrahim Hajdarmataj, të dashur lexues të Zërit të Shqiptarëve e të Internetit në përgjithësi, është vertetë një legjendë e shtypit shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e të këtij në vazhdim. Ai, ka mbi 50 vjet që është bashkpunëtor cilësor, fjalëpak e kokulur, modest e i papërtuar i shumë e shumë gazetave e revistave që nga “Fatosi” e “Pionieri”, e deri në organet me serioze e me të medha të shtypit të sotëm të printuar dhe elektronik.
I gjithë ky aktivitet tejet shembullor, në menyrë të panderprerë është zhvilluar vullnetarisht, nga Zogajt e largët, rrezë Qafë Prushit historik, pa u shkëputuar asnjëherë nga jeta e atyre malësorëve, nga jeta e nxenësve e kolegëve të tij të nderuar, nga jeta e bashkfshatarëve te tij të dashur.
Nga Amerika e larget, e pershendes perzemersisht mikun tim të vjetër dhe i uroj jetë të gjatë dhe rendiment sa me të lartë, si simbol i shtypit të lirë e i njeriut të lirë, të lirë jo per te ikur “nga syte kembet”, si shume te tjere e Une bashkë me ta, por qe i ngul aq shumë ato ne trollin e të të parëve të vet.
Jam i bindur se jeta e Ibrahimit, shembulli i tij, është një rekord në fushën e medias. Sidomos sot, në kohen e dyndjeve pa asnje kriter drejt qyteteve, Ibrahimi është nder të rrallet, e ndoshta i vetmi, që shkruan e boton nga fshati i tij i lindjes, nga Zogajt e Tropojës.
Per Ty o Braçe, krejt normalisht mund të shkruhet një roman, por une sot vetem sa po e ceku potretin tend sa modest aq edhe madheshtor në alpet shqiptare të veriut.
Të paçim, o Ibrahim Hajdarmataj dhe Të Ruejt Zoti!
——————–
Nga NJ, USA, gusht 2012

-Per limit.al dhe gazeten TROPOJA, nga Shengjini, mes-Marsi 2019-