Seleksionimi është ligjësi.
Këtë na e mëson Darvini në teori dhe praktika.
Të parët në skarcim ikin të sëmurët,
ata që nuk ecin, por zvarriten.
Kryesisht butakë,
pa shtyllë kurrizore.
Kërmijtë nuk fshihen dot në guaskë.
Ata vetëm jargiten.
Janë të dobët si Lefteri e Lefteria…
Demokratët e vërtetë
kanë skelet.
Edhe kur vdesin, në këmbë qëndrojnë.
Butakët le të ikin…
Ne jemi racë krenare e fisnike,
nuk na lidh asgjë,
me këtë pjellë të klonuar gjenetike.
Albina DEDA – deputete e PD ne Kuvendin e Shqiperise.
Tirane,1 qershor 2017.