Ballina Bota Kryeministrja britanike, Theresa May: Britania mund të mos e lërë kurrë BE-në

Kryeministrja britanike, Theresa May: Britania mund të mos e lërë kurrë BE-në

British Prime Minister Theresa May delivers a speech during her visit in Grimsby, Lincolnshire, Britain March 8, 2019. Christopher Furlong/Pool via REUTERS - RC1403ECF5A0

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit, se nëse javën e ardhshme e refuzojnë planin e saj për Brexit-in, atëherë Britania mund të mos e lërë kurrë BE-në.

Ligjëvënësit britanikë pritet të votojnë të martën për marrëveshjen. Në janar ata kanë votuar kundër marrëveshjes së parë të cilën May e dërgoi në parlament.

Kryeministrja May po kërkon ndryshime të “minutës së fundit” në marrëveshjen me Bashkimin Evropian.

Ajo gjatë vikendit të do të bisedojë edhe njëherë me udhëheqësit evropianë në përpjekje për t’I bindur ata që të miratojnë ndryshimet përmes të cilave do ta kishte shumë të lehtë të marrë votën pro në parlamentin britanik.