Kam shkruar, më parë, për këtë datë të paharruar, që zemrat e shumë shqiptarëve fort i pat’ copëtuar! Sa shpejt ikën vitet, ato u mbushën plot njëzetetre… Po, a e dini, vallë, se gati janë një jetë e tërë? Atë ditë Tirana gjëmoi si një i fuqishmë tërmet dhe ngjante se këmbë njeriu këtu nuk kishte mbetë; vraponin e vraponin-vargua, plot të rinj dhe të reja, sa dukej që njerëzve në mes iu ishte këputur jeta. Nëna e baballarë u lebetitën e ata shumë lotuan, të gjithë të shtangur, drejt portit të Durrësit shkuan. Anija “Tirana” atë ditë priti plot miq të paftuar dhe nuk e dinte aspak, se ku kishte për t’i dërguar; mbi ujë e tallaze, me shpejtësi filloi të lundrojë, deri sa në brigjet italiane udhën ajo e ndaloi. Po, ankthin tone, a e merrni ju sot me mend, se të gjithëve as toka aspak nuk na zinte vend?! Nuk dinim ne asgjë, për djemtë as për vajzat, Se ku, vallë, i kishte pëplasur e egër vala?! ………………………………………. Kjo histori është, tashti, plot njezetetrevjeçare, po më kuptoni, se dhimbja nuk na është hequr fare, mendja e sytë na kanë mbetur ne atje, përtejdeti e përsëri sikur i ndiejmë lëkundjet e atij “tërmeti”. Lexuesi im, më beso ti mua, që nuk jam poet, por kur njeriu kujtesës detyrohet e i thërret e dhimbjen sadopak dëshiron ta pakësojë, atëherë, çuditësisht, niska që të vjershërojë… U kërkoj të falur, për vargjet që më lart shkrova, Por, kështu, mendje e zemër sadopak i lehtësova. ………………………………………… Tani, më falni, se në Internet po më vjen sinjal dhe në anën tjetër po prêt të lidhet me ne njëri djalë; pra, me figurë e zë, përsëri sot ne do të bisedojmë e atë datë, aq të dhimbshme, përherë do ta kujtojmë… (Shkruar, së pari, më 6 mars 2011,ora 20.00) Tiranë, 5 mars 2019 |