L.G. B.C.
1925 – 2019: ATDHETARI SHQIPTAR… DREJT ZHDUKJES
- BURRI ATDHETAR E HERO DUHET ZHDUKË NGA HISTORIA SHQIPNISË !
Sot “historianët, dr…prof…e akademikët tanë…” mendojnë se, Historia e Shqipnisë nuk duhet me pasë “asnjë nga Ata Burra” që punuen dhe dhane jeten per Atdhe e Pamvarsi !
Po, a ktheheshin këta kreshnikë të Pavdekshem nga rruga në të cilen nuk njihnin asnjë hap mbrapa në çeshtjet e Atdheut? – Asnjeni! Ishin sikur t’i kishte ba një Nanë!
Vonë ka me u kuptue se të dy ishin Bijt’ e Asaj Nane, Nanës së Madhe Shqipni!
Mu në Parlamentin e 1924, Luigj Gurakuqi deklaroi: “Né nuk vrasim, né jemi njerëz të ligjit!”…Kujt ua drejtoi këto fjalë Burrnore, Vllaznore e Shpirtnore Shqiptare?
Bash vrasësve e tradhëtarve që në vend të shpirtit kishin “thesarin e arit”!..
SOT TRADHTARI VRASTAR ASHT “HERO”
- “Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.
– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!…
Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”
Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani e Atdhetari i Madh Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).
ASHT FAT I MADH QË TRADHTARËT VRASTARË NA LANE DOKUMENTA !
- LUIGJ GURAKUQI E BAJRAM CURRI u gurzuen si lisat shekullor.., në Trojet tona!
… MBAS VRASJES SË TYNE NUK VONOI DHE ERDHI EDHE “VETVRASJA”!
Melbourne, 2 Mars 2019