Ballina ED/OP Kosova, shteti më i izoluar në Evropë – Shkruan: Avokat, Daut Cacaj

Kosova, shteti më i izoluar në Evropë – Shkruan: Avokat, Daut Cacaj

Kosova ende mbetet vendi i vetëm i Ballkanit perëndimor, pa një të ardhme të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në planin gjeostrategjik (tash për tash), territori i Republikës se Kosovës, është i vetmi vend, ku politika panslaviste e Rusisë, po përpiqet që me çdo kushte të krijoj destabilitet në këtë pjesë të Ballkanit.

Rusia e mllefosur nga humbja e ndikimit ne Republikat e ishe Jugosllavisë ka përdor dhe vazhdon te ndërmerre një seri te formave te destabilizimit nga se e vetmja Kosova ka mbetur territor për një çështje të tillë, dhe në realizimin e një politike. Serbia, gjegjësisht udhëheqja e saj, përdoret si “kali i Trojës”.

Teoritë e lansuara për kinse ndarje apo shkëmbim të territoreve, më tepër janë të fabrikuara në qarqet politikbërës të Rusisë, ngase me hapjen eventuale të “kutisë së Pandorës” (të shkëmbimit i territoreve), e njëjta çështje do të përdoret në Bosnjë, (Kraina Srpska) apo në Ukrainë.

Nga kjo do të ishte përfundimi se, ideja për shkëmbim të territoreve, është ide e luftënxitjes, e në kundërshtim  me normat kushtetuese dhe Kodin Penal. Idetë e tilla i konvenojnë vetëm Rusisë dhe satelitit te saj-Serbisë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 1, pika 3. [Përkufizimi i Shtetit] ka normuar se: “Republika e Kosovës, nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti, dhe nuk do të kërkoj të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.

Neni 2, pika 2, [Sovraniteti], Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka normuar se:

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”.

Kodi Penal i Republikës se Kosovës, në dispozitën e nenit 118, te Rrezikimi i tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, ka normuar se, “Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që ta shkëpus një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës apo që ndonjë pjesë të territorit të saj t’ia bashkojë ndonjë shteti tjetër, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim”.

Kosova e Serbia, deri më tani në procesin e dialogimit kanë arritur një seri të marrëveshjeve. Si pasojë e mungesës së transparencës, nuk mund të saktësohet me precizitet zbatimi i plotë ose i përsëritshëm i shumë marrëveshjeve, sepse palët negociuese në vazhdimësi kanë shpalosur interpretime të ndryshme. Po ashtu, edhe BE-ja, shpesh herë, nuk ka intervenuar për të mbështetur apo hedhur poshtë pohimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Një seri e marrëveshjeve te nënshkruara si në vazhdim, janë me plotë lëshime dhe me dy kuptime, që krijon situata që të njëjtat të interpretohen në mënyra të ndryshme, si ju konvenon palëve nënshkruese.

  1. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes 2. Marrëveshja për regjistrat civil 3. Marrëveshja për Pranimin e Diplomave Universitare  4. Marrëveshja për vulat doganore  5. Marrëveshja për regjistrat kadastral7. Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit 8. Marrëveshja për përfaqësim rajonal dhe bashkëpunim, 9. Marrëveshja për zyrtarët ndërlidhës, 10. Marrëveshja për autostradën Prishtinë-Nishë, 11. Marrëveshja e Brukselit për Mbledhjen e të Hyrave Doganore, 12. Marrëveshja për drejtësi, 13. Marrëveshja për Telekomunikacion, 14. Marrëveshja për Energjinë, 15. Marrëveshja për vizitat e zyrtare, 16. Marrëveshja për Drejtësi dhe Gjyqësorin (finalizimi), 17. Marrëveshja për shpërbërjen e të ashtuquajturës ‘mbrojtja civile, 18. Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave, 19. Marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të certifikatave, 20 Marrëveshja për Urën e Mitrovicës Plani i BE-së për implementim  21. Marrëveshja për telekomunikacionit, 22. Marrëveshja për njohjen reciproke të policave (sigurimeve) të automjeteve.

 

Edhe pse, vendosja e taksës në aspektin praktik është një vendim i drejtë, dhe i vetmi instrument i kushtëzimit të Serbisë, bazuar në këto rrethana kjo gjendje ekzistuese pavarësisht nga pësimi i humbjeve ekonomike, i konvenon më tepër Serbisë, ngase po plason me të madhe idenë se Kosova është kundër dialogut.

Propozimi eventual për pezullim të përkohshëm të taksës, nuk do ti pëlqej Serbisë, ajo do të përdor metoda tjera për të shantazhuar dialogun.

Do të duhej mirë të studiohej arsyeshmëria e vendosjes se taksës 100% të mallrave serbe në Kosovë, e tani në gjendjen ku jemi, edhe më tepër duhet kushtuar arsyeshmërisë së pezullimit eventual të kësaj takse, nëse kjo situatë është e pa kalueshme dhe e dëmshme për Kosovën. Kështu si janë reagimet, Kosova do të humbas  shumë pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar strategjik, në krye me SHBA-në

Kushtëzimet eventuale për vazhdim të dialogut  ndoshta mund të ishin temat si në vazhdim:

  1. Heqja e klauzolës nga Kushtetuta e Serbisë se, “Kosova është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”,
  2. Bashkëpunimi i sinqertë dhe i ndërsjellë për fatin e personave të pagjetur (të zhdukur),
  3. Kompensimi i fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidore,
  4. Gjykimi i kriminelëve dhe përdhunuesve nga lufta e fundit në Kosovë,
  5. Rishqyrtimi i Marrëveshjeve të nënshkruara dhe shkaqet e moszbatimit të tyre,
  6. Reciprociteti në realizimin e të drejtave të pakicave në relacionin, Kosove –Serbi,
  7. Kërkim falja për viktimat dhe dëmet materiale të shkaktuara nga forcat militare e paramilitare serbe.