Nga: Beqir SINA – New York

Kryeministri Ramush Haradinaj priti sot në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj Shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut, bashkë me delegacionin nga shqiptarët e Nju Jorkut.

Me këtë rast Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar  anëtarin e Këshillit Bashkian të New Yorkut, Mark Gjonaj me medaljen e “Gjergj Kastriotit Skënderbeut”.

Kjo dekoratë iu dha atij për promovimin e vlerave të kombit shqiptar dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve, ka theksuar Kryeministri i Kososovës Ramush Haradinaj.

Image

Pas Kosovës, zoti Mark Gjonaj dhe veprimtarët nga Amerika që shoqërojnë atë – do të marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Shqipëri me ftes të Kryeministrit Edi Rama, dhe më pas do të vizitojnë Komunën e Tuzit- Malin e Zi.

Image