Sipas të dhënave nga 28 vende të BE-së dhe 3 vende të EFTA-s, marka më e shitur e makinave në vitin 2018 ishte Volkswagen, pasuar nga Renault dhe Ford.

Volkswagen është bindës duke mbajtur pozicionin e parë me 1.746.674 vetura të shitura në 31 vende evropiane, me një pjesëmarrje në treg prej 11.2%, njoftoi focus2move.com.
Renault, i cili zë pozicionin e dytë, shiti 1.097.286 automjete, që përbënin 7% të tregut të ri të makinave, ndërsa Ford, në vendin e tretë, vitin e kaluar shiti 1.013.938 njësi ose 6.5% të tregut.

Interesante, në mesin e dhjetë automjeteve më të mira në Evropë, ekziston vetëm një kompani japoneze – Toyota në pozicionin e 10-të.
Lista e dhjetë markave më të shitura të veturave për 2018: