Ne e dimë se disa nga këto mund të jenë të preferuarit tuaj por duhet të bëni kujdes pasi përmbëjnë më shumë sheqer se sa çokollatat.
Kjo e fundit në madhësi normale ka rreth 35 gram sheqer gati 7 lugë çaji me sheqer. Shumë më shumë se sa duhet të merrni në një ditë. Çfarë do të bënit nqs kuptoni se ushqimi juaj i preferuar në restorant ka dyfish, trefishin – apo edhe katërfishin e shqerit më shumë? Dhe ne nuk jemi vetëm duke folur për ëmbëlsirat por dhe për këto ushqimet të tjera:
Sallata me pulë: Shumë sallata të shpejta janë të ngarkuara me sheqerna të fshehura dhe kjo nuk është përjashtim. Një ekspert i ushqyerjes dhe dietetikës në Lafayette, CO ka thënë se sheqernat vijnë nga salcat e shegës , arrat e pjekura me mjaltë dhe domatet e thata”.
Mishi me salcë barbeque: kjo pjatë ka rreth me 72 gram sheqer. Nëse heqim salcën do të shkojë në 15 gram sheqer. Salca e barbeque kontribuon në përmbajtjen e përgjithshëm të sheqerit në pjatë, pasi përmban mjaltë, ketchup dhe sheqer kafe.
Smoothie: Një gotë e vogël përmban 91 gramë sheqer, ndërkohë që një pjesë e madhe ka dyfishin e asaj sasie, rreth 182 gram. Kjo varet sigurisht nga përbërësit që ka brenda. Por shumica e atyre që shiten në restorante kanë mjalt apo esenca të tjera dhe nuk janë 100%me fruta.