Në botë ka shumë sëmundje, disa të lehta e pa komplikime, kurse disa të tjera kërcënuese për jetën e njeriut.
Përderisa shumicën e sëmundjeve mund t’i njihni nga simptomat e tyre, janë disa sëmundje që nuk shfaqin fare simptoma. Këto shihen si më të tmerrshmet, pasi nuk mund ta kuptoni që vuani nga to deri të bëhet vonë.
Në vazhdim ju njoftojmë me dy sëmundje për të cilat mund të mos i vëreni në pamje të parë si sëmundjet e tjera.
Ndalja e frymëmarrjes gjatë gjumit
Kjo gjendje e rrezikshme ndodh kur frymëmarrja e një personi ndalet apo ndërpritet përgjatë gjumit. Për shkak të këtij çrregullimi, trupi dhe truri nuk mund të marrin oksigjen të mjaftueshëm. Kurse në mëngjes, ata që vuajnë nga kjo, mund të përjetojnë kokë dhimbje, dobësime kronike apo luhatje të disponimit.
Kanceri i zorrës së trashë
Një nga format më tinëzare të kancerit, kanceri i zorrës së trashë, fillon si një vrimë jo kancerogjene në zorrë, dhe kështu nuk ka simptoma. Vrimat mund të rriten dhe të bëhen më të mëdha. Sapo kanceri të fillojë fazat e para, personi që vuan nga kjo mund të gjejë gjak në vaskën e WV-së, të përjetojë humbje peshe apo plogështi