Ballina Shëndet Ushqimet e djegura përmbajnë shumë kimikate kancerogjene

Ushqimet e djegura përmbajnë shumë kimikate kancerogjene

Ekspertët e ushqimit kanë dalë me një studim kohëve të fundit ku theksojnë se një patate e skuqur më shumë apo edhe një tost i djegur mund të shkaktojnë tipe të ndryshme të kancerit. Andaj këshilla e tyre është që t’i shmangim ato

Pjekja e tepër e ushqimit është debat i madh kohëve të fundit në Angi dhe në Amerikë, po studimi i fundit, të cilin e ka publikuar BBC thotë se njerëzit duhet të ndalin konsumimin e ushqimeve të djegura.

”Truth or Scare, Gloria Hunniford and Chris Bavin” është seria e katër për ushqimin që është transmetuar në BBC, transmeton GazetaExpress. .

Studiuesit kanë testuar disa nga ushqimet më të përhapura në një mjedis laboratorik, ku kanë zbuluar se disa ushqime përmbajnë nivele të larta akrilamide – të cilat formohen në disa prej ushqimeve si mielli apo nisheste kur gatohet në periudha të gjata dhe në temperaturë të lartë.

Efekti ka qenë shqetësues-sigurisht studimet janë bërë në minj-pasi që nga 160 feta të tostit të djegura e shkaktojnë këtë substancë që mund të shkaktojë kancer.

I njëjti studim thotë se patatet normale, të cilat nuk digjen gjatë procesit të pjekjes nuk përmbëjnë nivele shqetësuese, por nëse ato digjen atëherë edhe në ato prodhohen arkilamide që shkaktojnë po ashtu kancer.