Marigona Kelmendi

SHKODËR

Sa herë loton qielli
I gjysmës së shqiptarisë
Shkodrën e merr uji
I lagen këmbët
I djersinë koka
Rozafa del nga legjenda
Historisë i jep gji
Nga e lashta Iliri
Deri në pafundësi
Shkodra Shqipëri
Kot gur e dru nga malet e zeza
Në Shkodër herët është kënduar Marsejeza
Se Shkodra kishte Luigjin
Gurakuqin e Pavarësisë
Idhujt e letrave
Mjedë Fishtë e Martin
Në Shkodër po siç e tha poeti
Është vetë mrekullia
Për Bajram e Pashkë
Shqiptarët janë bashkë

Marigona Kelmendi

PRITJE

Pritja a nuk është metafizike
Dua të rëndomtën
Pa zhurmë
Plot aromë
Grim e buzëkuq
Bukuri femre fundja
Pritje dialektike
Sot
Nesër
Pasnesër
Me ty me ty me ty
Jetës për t’ia mësy
Me ty
Me ty
Metafizikë
Dialektikë
Me ty
Në ty
Ne të dy

Marigona Kelmendi

E DIEL SHKURTI

E diel shkurti
Të shkurtër tek po shkurtohet
Shkurtshëm
E diel e ftohtë
Po Ti më ngroh
Je larg
Je larg
Po Ti më ngroh
Shkurt
Ti më ngroh
Me fjalë
Me buzë
Me sy
Me duar
Dhe një Urim
Që ka një emër
Një kuptim
I një jete
Dashuri