Gryka e Deçanit është shembulli më i mirë, pse nuk duhet lejuar të ndërtohen hidrocentrale në Grykën e bukur të Pejës.

Investimet e bëra në Grykë të Deçanit, aspak nuk kanë të bëjnë me konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm. Nga këto investime nuk është përfillë asnjëra nga komponentët e zhvillimit të qëndrueshëm. Investimet për ndërtim të HC-ve në Deçan, janë për interesa të manastirit dhe të grupeve të caktuara, që shohin veç përfitimin material, e asgjë më tepër.

Në Grykë të Deçanit, është bërë më tepër se krim. Ky krim ka ardhur nga institucionet tona. Ka ardhur nga Ministria e Mjedisit dhe ekzekutivi komunal i Deçanit. Në krye të këtij krimi, është nënshkruesi i tij. Është njeriu me emrin, Dardan Gashi.

Lumi i bukur i Deçanit, është shndërruar në “Lumin e Vdekur”, me autor Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo krim, qoftë edhe mjedisor, është i sanksionueshëm. E në rastin e Grykës së Deçanit, bota e krimit doli të jetë më e fortë se Prokuroria e shtetit.

Ne, qytetarët e Deçanit, u mashtruam duke na thënë se do ketë zhvillim të madh, duke u investuar rreth 55 milion euro, e duke përfillë çdo standard mjedisor e ligjor.

Kryetar, Gazmend Muhaxheri dhe qytetarë të Pejës: Mos lejoni të ndodhë si në Deçan!!!