Filmi Green Book ishte fituesi i çmimit më të lakmuar të ceremonisë së Oskarve mbrëmë në Hollivud, duke siguruar çmimin në kategorinë e filmit më të mirë, ndërsa aktori Mahershala Ali fitoi në kategorinë e aktorit më të mirë në rol dytësor. Filmi fitoi edhe për skenarin më të mirë origjinal.
Kjo dramë e bazuar në ngjarje reale shtjellon historinë e një pianisti të njohur afrikano-amerikan që zë miqësi me shoferin e tij të bardhë gjatë udhëtimit të tyre përmes jugut të Shteteve të Bashkuara në fillimet e viteve 1960 kur ende mbretëronte ndarja e rreptë racore. Filmi është pritur me reagime të përziera nga kritika, disa duke e kritikuar se nuk ka respektuar ngjarjet reale në shtjellimin e subjektit, të tjerët duke kritikuar personazhin e shoferit si një “shpëtimtar i bardhë” gjë që e fut filmin në kategorinë e realizimeve që e tregojnë përvojën afrikano-amerikane përmes syve të personazheve të bardhë.
Regjisori meksikan Alfonso Cuaron ishte fituesi tjetër i madh i mbrëmjes për realizimin e tij me titull Roma. Ai u nderua me tre Oskar, për kinematografinë më të mirë, regjisorin më të mirë dhe si filmi më i mirë në gjuhë të huaj për këtë film që ka në qendër të subjektit dramën e heshtur të një punonjëse shtëpiake të punësuar nga një familje e shtresës së mesme në Qytetin e Meksikos në vitet 1970.
Aktorja e filmit Yalitzia Aparicio është e para aktore që i përket popullatës indigjene të Amerikës, e cila konkurroi në kategorinë e aktores më të mirë për Oskar. Çmimin e fitoi mbrëmë aktorja britanike Olivia Colman për rolin e saj në filmin The Favorite.
Rami Malek i cili realizoi një transformim magjepës në rolin e Eddie Mercuryt, këngëtarit legjendar të grupit Queen për filmin Bohemian Rhapsody, fitoi Oskarin si aktori më i mirë.
Regina King u zgjodh në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor për lojën në filmin If Beale Street Could Talk.
Regjisori dhe skenaristi veteran Spike Lee fitoi mbrëmë për skenarin më të mirë të adaptuar mbi të cilin u realizua filmi BlackkKlansman.
Lista e plotë të fituesve në Oscar 2019:
Best Picture (Filmi më i mirë):
Black Panther
BlacKkKlansman
Bohemian Rhapsody
The Favourite
Green Book – FITUES
Roma
A Star Is Born
Vice
Best Director (Regjisori më i mirë):
Spike Lee, BlacKkKlansman
Paweł Pawlikowski, Cold War
Yorgos Lanthimos, The Favourite
Alfonso Cuarón, Roma – FITUES
Adam McKay, Vice
Best actor (Aktori më i mirë):
Christian Bale, Vice
Bradley Cooper, A Star Is Born
Willem Dafoe, At Eternity’s Gate
Rami Malek, Bohemian Rhapsody – FITUES
Viggo Mortensen, Green Book
Best actress (Aktorja më e mirë):
Yalitza Aparicio, Roma
Glenn Close, The Wife
Olivia Colman, The Favourite – FITUESE
Lady Gaga, A Star Is Born
Melissa McCarthy, Can You Ever Forgive Me?
Best actor in a supporting role (Aktori më i mirë në rolin mbështetës):
Mahershala Ali, Green Book – FITUES
Adam Driver, BlacKkKlansman
Sam Elliott, A Star Is Born
Richard E. Grant, Can You Ever Forgive Me?
Sam Rockwell, Vice
Best actress in a supporting role (Aktorja më e mirë në rolin mbështetës):
Amy Adams, Vice
Marina de Tavira, Roma
Regina King, If Beale Street Could Talk – FITUESE
Emma Stone, The Favourite
Rachel Weisz, The Favourite
Best Animated Feature Film (Filmi më i mirë i animuar):
Incredibles 2
Isle of Dogs
Mirai
Ralph Breaks The Internet
Spider-Man: Into The Spider-Verse – FITUES
Best Cinematography (Kinomategrafia më e mirë):
Cold War
The Favourite
Never Look Away
Roma – FITUES
A Star Is Born
Best Costume Design (Dizajni më i mirë i kostumeve):
The Ballad of Buster Scruggs
Black Panther – FITUES
The Favourite
Mary Poppins Returns
Mary Queen of Scots
Best Documentary Feature (Dokumentari më i mirë):
Free Solo – FITUES
Hale County This Morning, This Evening
Minding the Gap
Of Fathers and Sons
RBG
Best Documentary Short Subject (Dokumentari më i mirë i shkurt):
Black Sheep
End Game
Lifeboat
A Night at The Garden
Period. End of Sentence. – FITUES
Best Film Editing (Filmi me teknik më të mirë):
BlacKkKlansman
Bohemian Rhapsody – FITUES
The Favourite
Green Book
Vice
Best Foreign Language Film (Filmi më i mirë në gjuhë të huaj):
Capernaum
Cold War
Never Looks Away
Roma – FITUES
Shoplifters
Best Makeup and Hairstyling (Grimi më i mirë dhe stili i flokëve):
Border
Mary Queen of Scots
Vice – FITUES
Best Original Score (Muzika/Kompozimi më i mirë):
Black Panther – FITUES
BlacKkKlansman
If Beale Street Could Talk
Isle of Dogs
Mary Poppins Returns
Best Original Song (Kënga më e mirë):
“All The Stars,” Black Panther
“I’ll Fight,” RBG
“The Place Where Lost Things Go,” Mary Poppins Returns
“Shallow,” A Star Is Born – FITUES
“When A Cowboy Trades His Spurs For Wings,” The Ballad Of Buster Scruggs
Best Production Design (Produksioni më i mirë):
Black Panther – FITUES
The Favourite
First Man
Mary Poppins Returns
Roma
Best Animated Short Film (Filmi më i mirë i shkurt i animuar):
Animal Behaviour
Bao – FITUES
Late Afternoon
One Small Step
Weekends
Best Live Action Short Film:
Detainment
Fauve
Marguerite
Mother
Skin – FITUES
Best Sound Editing (Zërimi më i mirë):
Black Panther
Bohemian Rhapsody – FITUES
First Man
A Quiet Place
Roma
Best Sound Mixing (Miksimi më i mirë i zërimit):
Black Panther
Bohemian Rhapsody – FITUES
First Man
Roma
A Star Is Born
Best Visual Effects (Efektet më të mira vizuale):
Avengers: Infinity War
Christopher Robin
First Man – FITUES
Ready Player One
Solo: A Star Wars Story
Best Adapted Screenplay (Skenari më i mirë i përshtatur):
The Ballad Of Buster Scruggs
BlacKkKlansman – FITUES
Can You Ever Forgive Me?
If Beale Street Could Talk
A Star Is Born
Best Original Screenplay (Skenari më i mirë origjinal):
The Favourite
First Reformed
Green Book – FITUES
Roma
Vice