Pirja e kafes mund të rrisë në mënyrë drastike nivelin e kalorive, aq sa mund të të shkatërrojë edhe shëndetin, por nëse je i/e kujdesshëm, atëherë mund ta reduktosh këtë. Kafja në vetvete është pothuajse pa kalori, por suplementet që shtojmë në të mund të rrisin në mënyrë të ndjeshme kaloritë.
Kafja me qumësht mund të shtojë deri në 300 kalori, ndërsa një çokollatë e bardhë mund të shtojë 400 kalori në konsumin e përditshëm. Fatmirësisht, ka mundësi që edhe në një filxhan kafe të reduktosh kaloritë. Ja si:
Ndrysho qumështin
Nëse përpiqesh që kafen me qumësht ta pish duke hedhur qumësht më të lehtë, mund të arrish të reduktosh deri në 65 kalori në filxhan. Ideal për kafen është qumështi i sojës ose ai i orizit, në krahasim me qumështin e lopës, i cili ka më shumë kalori edhe për shkak të yndyrës.
Redukto sheqerin
Sheqeri përmban 16 kalori në një lugë çaji dhe shumica e njerëzve në një kafe hedhin më shumë se një lugë. Ndërsa e ëmbla është tërheqëse, përfundimisht është një shtesë e vazhdueshme e kalorive. Provo të përdorësh sheqer diabetik artificial apo natyror. Sigurisht, mënyra më e mirë është ta reduktosh.
Pi pak ujë
Uji ka cilësi fantastike. Për fat të keq, shumë njerëz nuk pijnë shumë ujë gjatë ditës dhe në fund vuajnë nga dehidratimi apo shumë sëmundje të tjera që shkaktohen nga mungesa e lëngjeve. Nëse je i/e etur dhe pi kafe, ke bërë një gabim të madh. Kafja ka veti që të dehidratojë, kështu që pi pak ujë me një fetë limoni brenda sa herë të kesh etje.
Bëje kafen në shtëpi
Në ditët tona, njerëzit janë shumë të zënë që ta bëjnë vetë kafen, edhe me mënyrat moderne të të bërit të kafes. Është mënyrë më e thjeshtë të shkosh dhe ta porositësh në barin më të afërt. Megjithatë, baret, shpesh ofrojnë kafe me shumë suplemente shtesë, si sheqer apo shurup. Nëse e bën vetë kafen në shtëpi, mund t’i hedhësh gjithçka dëshiron dhe sasinë që dëshiron po ashtu. Ose, kur e blen kafen, mund të kërkosh të zezën për të reduktuar shtimin e kalorive.
Shto akull
Arsyeja për këtë është se akulli zë hapësirë në gotë a filxhan, pra redukton sasinë e lëngut. Rrjedhimisht do të pish më pak dhe do të marrësh më pak kalori. Kafja me akull është pa yndyrë, nuk ka karbohidrate, as kalori, njëlloj si kafja e zezë pa qumësht.