Material EKSLUSIV nga burimet e vendimarrjes ndërkombëtare!
DISA NGA PIKAT KYÇE TË DRAFT MARRËVESHJES SË PROPOZUAR TË “TRAKTATIT
TË MIQËSISË DHE FQINJËSISË SË MIRË”NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS
Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash nën ndërmjetesimin e SHBA-ve,
RUSISË DHE FRANCES !
1. Palët në përfundim të miratimit të kësaj marrëveshje firmosin TRAKTATIN E MIQËSISE dheFQINJËSISË së mirë!
2. Të dyja shtetet e reja me kufinjte e rinj njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së në tënjëjtën kohë.
3. Kufiri perëndimorë mes dy shteteve është tërë vija gjatësore e Liqenit Ujmanit/Gazivod. Nga ana kosovare në linjën Vitkovigje-Brnjak-Rezalle-Kovaç-Zubin Potok. Nga ana serbe pjesa mbi Zubin Potok deri në kufirin aktual.
4. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupçe – Zveçan – Zheronice – Banjske – Vuçe -Leposaviq – Zemanice.
5. MITROVICA- bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” me afat kohor prej 35 vjeçësh jo mëshumë se 99 vjeçare dhe përfshin rrethin me kufinjte: Zemanice – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Kqik i Madh – Koshutovë – Zupçe. Administratori/-Kryetari i qytetit është me Presidium : një serb, një shqiptarë dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me mandat 5 vjeçarë. Qyteti ka edhe KUVENDIN e vet me 50 asambleiste, të ndarë përgjysëm dhe 5 të huaj të caktuar nga Administrstori i huaj. Qyteti ka buxhetin, policinë, letërnjoftimet dhepasaportat e veta, kurse ushtria NATO-së ruan sigurinë. Monedha që përdoret është EURO.
6. BUJANOCI merr statusin SPECIAL DISTRIKT për 35 vjet jo më shumë se 99 vite me këtë linjërrethore: Bozhinjevac – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnik – Rakovac -Ternoc i Madhe – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovac – Somolice. Qyteti ka Presidium prej 3anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë përgjysem, 3 të huaj. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh, buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Monedhat e lejuara janë EURO dhe DINARI. Letërnjoftimet dhe Pasaportat janë me simbole të BE-së, por qytetarët zgjedhin edhe një tjetër nëmes Serbisë dhe Kosovës si dokumente të dyta. Qyteti merr edhe statusin e “FREE TAX ZONE”.
7. Presheva hyn tërësisht në Kosovë me këtë linjë kufitare: Slavujevac – Ljanik – Svinjiste – Sebrat
– Kustice – KLENIKE – Trejak – Bogdanovac – Somolice – Letovice.
8. Baza ushtarake “JUG” në CEPOTINE bëhet bazë e SHBA-ve, por e përzier, e cila do të ketë
rreth 1700 ushtarë, prej tyre 50 për qind serb dhe 50 për qind shqiptarë me status civil
mbikqyrës dhe këshillues.
9. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët.
10. Serbia me financim të BE-së ndërton Korridorin e ri që ndjek linjën Davidovac – Ristovac –
Krsevice – Klinoc – Sv.Petka – Klenike – Starac dhe del në Pelince (Maqedoni).
11. Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me ca fshatra. Në Kosovë kalojnë : Vrapce, Svirce,
Sijarina, Stara Banja, Marovc, Tupalle, Kapiti. Janë në negocim me Banjën e Sijarines dhe
Retkocerin.
12. Palët nuk kanë pretendime për reparacione lufte .
13. TREPÇA merr STATUS SPECIAL, me krijimin e Konzorciumit të përbashkët nga kapitali
amerikan-francez-rus-kinez për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen
Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për Buxhetin e Kosovës.
14. Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare me administrim sipas
konventave ndërkombëtare. Investimet dhe administrimi teknik i jepet një Kompanie angleze
dhe gjermane për 99 vite.
15. Elektroenergjetika ndahet në proporcion 75% për Kosovën dhe 25% për Serbinë, për shkak
të DAB-eve dhe Interkonjeksioneve. Administrimi amerikan, austriak dhe gjerman. Modalitetet
tjera akoma të pazgjidhura.
16. Patriarkana e Pejës dhe Kisha e Deçanit marrin status EKSTRATERRITOR(EX-PATRIA). Kisha e Prizrenit dhe Manastiri i Graçanicës merr status Ekstraterritorial në territor të Kosovës. Kishat e
tjera mbesin pa status. Formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pa fuqi ekzekutive,
por vetëm si KËSHILL NACIONAL për të adresuar problemet në qeveri.
17. Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të jenë TË INTEGRUARA me një kalim.
18. Serbia merr statusin shtet anëtarë i BE-së brenda vitit 2021-2022, kurse Kosova brenda vitit
2030.
19. Serbia përfiton Një Plan Marshall me investime prej 3.5 miliardë euro për infrastrukturëmoderne dhe investime strategjike. Kosova përfiton nga ky Plan investiv prej 1.2 miliardë euro.
20. Të dyja shtetet brenda 10 viteve obligohen të heqin nga tekstet shkollore terminologjitë raciste dhe denigruese për njëri- tjetrin.
21. Njihen pensionet dhe sigurimet ndërmjet dy palëve, qytetarët pavarësisht gezojnë të drejtat
respektive në të dyja shtetet.
22. Kjo marrëveshje garantohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, BE-ja dhe NATO-ja.
Në negocim janë edhe tri çështje tjera:
1. Serbia kërkon që të njoh Kosovën në emrin e saj kishtarë si Kosova e Metohija për
nevoja të saj lokale, kurse në OKB do ta njoh si Kosovo, pra don ta regjistroj me dy emra.
2. Asnjë shtet nuk ka drejtë të bashkohet me shtetin tjetër, apo territorin tjetër për 99 vjet
(zgjidhet kriza në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni)
3. Palët obligohen që të kenë votë unanime në OKB për çështjet e caktuara (për çështjet
teknikisht ende të hapura).
Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të mbarojnë deri në datën 15 Maj 2019.
Marrëveshja finale firmoset nga data 28 qershor deri 13 korrik 2019.
Deri në fund të tetorit 2019, parlamentet e të dyja shteteve e bëjnë ratifikimin dhe i ndryshojnë
Kushtetutat e tyre.
Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje fillon më 01 Nëntore 2019.