Një zyrtar i lartë iranian tha se Teherani ka mjaft opsione për të neutralizuar rivendosjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj eskportit të naftës, raportojnë mediat lokale iraniane.
Sekretari i Këshillit Kombëtar Suprem të Iranit, Ali Shamkhani, po ashtu tha se udhëheqësit e vendit nuk planifikojnë të mbajnë bisedime me Uashingtonin.
“Ne kemi disa opsione për të ndaluar kërcënimin e qarkullimit të naftës.. Administrata e SHBA-së ka mungesë të vullnetit të mirë. Nuk kemi nevojë të zhvillojmë bisedime me Amerikën”, tha Shamkhani.
Ai po ashtu shtoi se Irani ka arritur objektivat për 90 % në Siri.
Në maj të vitit 2018, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja e fuqive botërore të vitit 2015 dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit.
Trump tha se u tërhoq nga marrëveshja bërthamore për shkak që Irani nuk ka punuar në zhvillimin e raketave balistike dhe nuk ka ofruar mbështetje për Sirinë, Jemenin, Libinë dhe Irakun.
Irani ka vazhduar zgjerimin e programit bërthamor.
Shtetet tjera që nënshkruan në atë kohë marrëveshjen, kanë vazhduar të punojnë që ta mbajnë gjallë këtë pakt.