Ballina Kryesore Vizitë në ekspozitën e piktorit të mirënjohur Avni Delvina! – Nga Sali...

Vizitë në ekspozitën e piktorit të mirënjohur Avni Delvina! – Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, sot vizitova një ekspozitë të piktorit të shquar shqiptar Avni Delvina dhe të kuruar nga një tjetër, një nga piktorët më të talentuar të kombit, zoti Dhalles, ekspozitë e frymëzuar nga transformimi i madh që presidenti Trump solli me fitoren e tij. Zoti Delvina dhe zoti Dhales janë nga ata shqiptarë, që u përballën ndër të parët me diktaturën në korrik të vitin 1990; morën rrugët e dolën në vendet e lira dhe shkëlqyen me talentet e tyre. I dhanë Shqipërisë dhe shqiptarëve emër të mirë kudo që shkuan me vepra arti të arrira, të vlerësuara nga mbarë kritika e vendeve ku kanë ekspozuar.

Me këtë rast unë shpreh urimet e mia më të përzemërta, por njëkohësisht dënoj gjendjen e mjeruar, asgjesimin që i bëri zhgarravitësi i droguar, pikturës shqiptare. Siç e shihni, nuk ka më ekspozita. Ekziston një galeri, e cila mund të bëjë çdo gjë tjetër, por nuk guxon të hapë një ekspozitë të një piktori sepse zhgarravitësi mendon në paranojën e tij se vetëm zhgarravinat e tij që në fakt janë antiart do t’i paraqesë për art dhe nuk mund të konkurohen. Por çdo gjë e ka një fund dhe ky fund është i afërt.