Vendimi politik i opozitës politike vjen fill pas testimit të mbështetjes të elektoratit shqiptar për qëndrimet dhe orientimin politik të saj. Tashmë janë pak ata që besojnë në propagandën e qeverisë se opozita është drejt tkurrjes. Nuk ka më asnjë diskutim se opozita ka marrë revansh në rritjen e fuqisë elektorale. 16 shkurti i ka dhënë fund përrallës të arbaimit për dashurinë e popullit ndaj udhëheqësit shakaxhi, batutaxhi dhe kundravers hibrid. Edhe për më teveqelin dhe qejflinjtë e vetëmashtrimit është e ditur se ndryshimi i raporteve politike është real. Kjo është gjendja. Por pse dhe si kemi ardhur deri këtu? Situata ka degraduar në këtë “derexhe” për shumë arsye por dy janë kryesoret.
E para: Përdorimi i pushtetit si biznes nga një grup oligarkësh të përzier me krimin e organizuar duke e përdorur interesin publik si mjetin kryesor të fitimit dhe fitimin si asetin kryesor të pushtetit të pakufizuar.
E dyta: Përdorimi fasadë i opozitës. Zhvillimi linear ne kurbë maksimale i konfliktit politik duke përdorur fuqi financiare dhe pushtet të pakufizuar ka synuar dhe synon të mbajë në jetëngjallje skepticizmin virtual lidhur me aftësitë e opozitës për rrotacion politik.
Në udhëkryq të rrezikshëm politik- Nga Qazim SELIMAJ i Valbonës
Vendimi i fundit politik i opozitës për ti dhënë fund historisë të konfliktit politik me aksion politik ekstrem e ka futur menaxhimin e situatës politike dhe paqen sociale në gjendje shumëfish të rëndë. Lëshimi përfundimtar i parlamentit nëpërmjet “djegies” kolektivisht dhe në unitet ekstrem të mandateve të deputetit është aksion i vështirë dhe i ndërlikuar. Përveçse një precedent i rëndë është veprim i ndërthurur ndërmjet politikes dhe ligjit. Kësisoj situata ka marrë pamjen e lëmshit i cili zor mund të ftillohet pa prerje drastike. Ajo çka ka prodhuar ka akt politik i panjohur më parë në një mënyrë apo në tjetrën ndikon dhe mbi zhvillimet edhe ashtu të paqarta rajonale. Si precedent rrezikon reaksion zinxhir në të gjithë rajonin e më gjere dhe si i tillë ai nuk do të përtypet nga partneret ndërkombëtarë.
Të dyja këto shtylla janë në funksion të pushtetit dhe kontrollit vertikal e horizontal jo vetëm të jetës politike por edhe asaj socioekonomike. Implementimi agresiv i këtyre dy shtyllave mbërriti në cakun e fundmë të arrogancës së pushtetit pa përfillur më as ligj, moral, bile duke përkeqësuar shumëfish edhe traditën më të keqe të qeverisjes në këtë vend. Kontrolli i “zgjuar” i fshehur pas “aureolës demokratike” të reformës të sistemit të drejtësisë dhe pengimi politik i saj për të hapur çështje penale për shumë afera marramendëse ishte fitili zjarr përcjellës që i vuri zjarrin luajalitetit politik. Qeverimi i mazhorancës aktuale sidomos në mandatin vijues e përgënjeshtroj triumfalizmin naiv të konceptit të kryepushtetarit të bashkëqeverisjes me qytetarin duke shpërfillur opozitën politike në emër të qytetarit dhe për qytetarin. Qeverisje kjo e cila i ngjan mota mot kontrollit te masave mbi qeverinë e cila thirret gjasmë në gjuhë moderne me të ashtuquajturën platforma dixhitale e bashkëqeverisjes. Ky është sistem i ndërtuar si kopje e keqe e demokracisë proletare duke e vënë nën këmbë demokracinë funksionale dhe sundimin e ligjit. E prej këndej mazhoranca krijoi terren djerrinë për sistemin demokratik mbi të cilin opozita shqiptare u vendos me sjellje radikale unike. Problemi shtrohet; si do të vijojë procesi i ndërlikuar politik dhe juridik i prodhuar nga gjendja e re politike dhe sociale. Në thelbin e saj lëvizja e fundit e opozitës është avancim drejt një qëllimi të caktuar. Qëllimi i cili lidhet më krijimin e kryeurës për të pastruar llogaritë më të njëjtat metoda ekstreme që ka përdorur dhe instaluar mazhoranca qeverisëse kundër saj. Konceptimi i betejës për krijimin e shtratit të demokracisë neoliberale në periudhën postrama me qeveri transitore proklamohet si finale e mbylljes të historisë të qeverisjes si sundim dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të lira. Është plotësisht e vërtetë së shkaktari i dinamikës të zhvillimeve ekstra politike është stili autokratik qeverisës i kryeministrit. Mirëpo formula që po përdor opozita ka shumë të panjohura të cilat ka mundësi të prodhojnë konsekuenca për vetë atë, tash në opozitë me popullin por edhe kur të vijë në pushtet.
Por një gjë është e sigurte: Konflikti politik ka arritur në pikën e fundit. Ose më saktë ky është fundi i fundit. A do të jetë kjo që po ndodh koha e gjykimit duke i kryqëzuar fajtoret?. Nëse opozita, (them nëse sepse e kaluara e afërt e saj të lë shteg për të përdorur lidhësen nëse) do të qëndrojë konsekuente duke shmangur me mënçuri presionin ndërkombëtar të gjitha shanset janë që konflikti politik dhe qeverisja si sundim të gjykohet dhe këputet në mënyrë drastike. Për të realizuar këtë opozitës i duhet të mbajë kurbën e aksionit politik dhe lëvizjes popullore në rritje të vazhdueshme duke e kombinuar me aksionin diplomatik në drejtim të aleatëve dhe partnereve strategjik SHBA, Britani, Gjermani e tjerë.
Dhe mbi të gjitha ajo duhet të ketë të ndërtuar deri në detaje arkitekturën e lëvizjes duke mbajtur befasinë si aletin kryesor për ti bërë të paefektshme lëvizjet e kundërshtarit politik. Pavarësisht se kjo lëvizje atipike do të prodhojë precedentin, kjo mund të jetë fundi i historisë së konfliktit dhe fillimi i luajalitetit politik duke i dhënë jetë demokracisë funksionale, shtetit funksional dhe sundimit të ligjit.
Pra e thënë më shkoqur, opozita ka jo vetëm nismën por edhe rastin të jetë aktori kryesor në zgjidhjen e katrahurës politike, kontributori kryesor në vetë të parë i së cilës është kryeministri, por përgjegjësi ka edhe vetë ajo e natyrisht edhe tutorët e kësaj gjendje që janë pa pike dyshimi komuniteti ndërkombëtar (ambasadoret dhe komisioni evropian).
Kryeministri pavarësisht se është mjeshtër loje është kapur në befasi nga kjo lëvizje ekstra politike ekstreme dhe ekstra institucionale. Kësisoj është vendosur kur i thonë në tehun e briskut. E vetmja mundësi për mbajtjen e ekuilibrit pa u gremisur në humnerën që vetë e ka projektuar dhe ndërtuar është intubimi nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo do të ndodhë në fillim, por i ka të gjitha shanset të jetë afat shkurtër.
Pse?.
Sepse komuniteti ndërkombëtar është vendosur para faktit të kryer. Kalimi nga një gjendje (protesta) në një gjendje të re të konfliktit (djegia e mandateve kolektivisht) ja hoqi mundësinë që ta përdori karotën dhe kërbaçin si rëndom më parë. Mundësitë më të mëdha janë të kalojë gradualisht drejt përdorimit të karotës. (Gjithnjë kjo do të ndodhë nëse opozita do të qëndrojë e bashkuar dhe e palëkundur në pozicionin e saj dhe të mbajë tonusin e lëvizjes në përmasat 16 shkurtit).
Së dyti, zgjedhjet evropiane por edhe ngjarjet e pritshme politike në SHBA do të zhvendosin vëmendjen nga probleme periferike siç është Shqiperia. Për të mbajtur situatën nën kontroll arsyeja të thotë se ata do të ja heqin tubat intubues qeverisë dhe do të kalojnë në presion për të hedhur hapa për zgjidhjen e situatës. Prilli dhe Maji do të jenë një lloj “vaterloje” për të dyja palët por shanset më të mëdha janë që koston kryesore do ta marrë qeveria.
Së treti, zgjidhja e konfliktit serbo – shqiptar (saktësisht Kosovë –Serbi) dhe veçmas roli kyç që mund të luante kryeministri shqiptar në marrëveshjen përfundimtare, me këtë lëvizje jo vetëm është zvenitur por nëse nuk do të menaxhohet mirë situata shanset e plota i ka të likuidohet. Duke e parë në vija të përgjithshme situatën e krijuar pas zhbërjes të fasadës “të sistemit demokratik” prirjet e asaj që po shohim të çojnë në përfundimin se kryeministri nëse e zgjat qëndrimin në udhëkryqin e rrezikshëm ku e ka futur vendin kostoja që do të paguajë ai dhe bashke më të edhe Shqiperia do të jetë shumë e lartë. Në rastin më të favorshëm për të do të jetë djegia përfundimtare e tij së bashku me kundërshtaret e vet politik, duke shkuar drejt të panjohurave akoma e më të vështira për ti kontrolluar dhe dominuar.
Prandaj ai duhet të nxitojë duke hedhur hapa të matur për të gjetur zgjidhje. Hapa të cilët duhet të krijojnë besim tek aleatët e Shqipërisë, por edhe të çarmatosin opozitën nga armët e mbushura plot me municion për bashkëpunimin me krimin dhe korrupsionin qeveritar.
Kjo do të thotë se personazhet e dosjes 339 duhet palosen pa hekurave të drejtësisë si shkatërrues të proceseve politike zgjedhore në bashkëpunim me krimin e organizuar.
Nën peshën e drejtësisë duhet të vendosen edhe arkitektët e Unazës së Re dhe të gjitha PPP-itë e famshme dhe koncesionet.
Me të njëjtën kut duhet të veprohet edhe ndaj policisë së shtetit duke larguar nga policia e shtetit të gjitha ata oficerë policie që gjenden në informacionet e institucioneve të sigurisë si bashkëpunëtor apo lehtësues të kanabizmit të vendit.
Kanabizmi dhe përfshirja e bosëve të drogës në procese politike duhet të pranohet publikisht si akt kriminal shtetëror dhe të dënohet publikisht nga vetë mazhoranca politike duke siguruar kredite besimi për korrigjim në sjelljen politike.
Prej këndej kryeministri duhet të përgatitë vendin për zgjedhje politike duke e mbajtur në konsideratë edhe mundësinë e dorëheqjes dy muaj para zgjedhjeve dhe t’ja u ngarkojë qeverisjen teknicientëve që vijnë nga mjedise akademike dhe të sigurisë.
Ky do të ishte shërbim i cili do ti bëhej vendit dhe do të ulte ndejshëm efektin e dëmeve që ka prodhuar dhe do të prodhojë situata politike e pas djegies së mandateve nga opozita.
Përndryshe ky vend do të ngulfatet në udhëkryq të rrezikshëm pasojat e të cilit do të jenë afat gjata.
Tirane, me 22 shkurt 2019
Qazim Selimaj ne Drenice, te Jasharajt.