Tanimë Kosova ka themeluar ekipin shtetëror të përfaqësimit në negociatat me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me të. Ekipi negociator ka përpiluar draft-platformën dhe ia ka paraqitur Kuvendit të Kosovës për diskutim, përmirësim dhe miratim. Këto janë dy hapa shumë të rëndësishëm që po vënë procesin e bisedimeve nga pala Kosovare mbi baza kushtetuese, ligjore dhe institucionale, duke garantuar njëherazi legjitimitet, transparencë, llogaridhënie dhe bazë të gjërë vendim-marrëse. Mbas këtyre dy hapave procesi i përgatitjes për negociata vazhdon. Ka shumë elementë që nevojiten të merren parasyshë, por mbi të gjitha tre janë shumë të rëndësishëm.

1.Ndarja e roleve në ekip, uniteti dhe diversiteti

Ekipi negociator i Kosovës ka një përbërje të plotë dhe të pasur me individë që kanë formim të ndryshëm, edukim të larmishëm, përvojë të pasur dhe individualitete të vecanta. Kjo përbërje jep mjaft mundësi që ekipi të realizojë një përformancë ku të ruhen njëherazi e të balancuara edhe uniteti i domosdoshëm për një ekip përfaqësues shtetëror, por edhe diversiteti i nevojshëm për dinamikë brënda tij.

Uniteti i brëndshëm i ekipit shtetëror reflekton qëllimin madhor të ekipit në respekt të kuadrit të parimeve të miratuara në platformën e negociatave nga Kuvendi i Kosovës. Qëllimi madhor i negociatave dhe kuadri i parimeve mbi të cilat ai realizohet kërkojnë që ekipi të përformojë në mënyrë sa më unike, të jetë i palëkundur gjatë tërë procesit negociues dhe i pandikueshëm nga faktorë brënda dhe jashtë negociatorë.

E theksojmë këtë fakt se historia e negociatave dëshmon shumë raste kur ekipe negociatore kanë humbur unitetin e brëndshëm, janë lëkundur përgjatë procesit dhe, akoma më keq, janë ndikuar nga faktorë brënda dhe jashtë negociatore, duke rrezikuar seriozisht arritjen e qëllimit madhor dhe duke shkelur parimet bazë për arritjen e qëllimit.

Duke pasë parasyshë së diplomacia Serbe është më e vjetër dhe më me përvojë se diplomamia e Kosovës, sikundër duke marrë në konsideratë se kemi të bëjmë me ekipe negociuese rivale dhe jo bashkëpunuese është jashtëmase e rëndësishme që ekipi negociator i Kosovës të mbështetet fuqishëm në proces nga faktorët brënda negociator dhe sidomos nga faktorët jashtë negociator. Kjo mbështetje do siguronte dhe do ruante unitetin e ekipit rreth qëllimit kryesor dhe parimeve bazë për realizimin e tij.

Krahas unitetit, diversiteti i ekipit negociator bazuar në individualitetet përbërës të tij ka peshë shumë të madhe në cilësinë e negociatave. Për këtë është e domosdsohme që të bëhet një ndarje rolesh brënda ekipit, duke pasur parasysh tiparet individuale të secilit anëtar. Ndarja e roleve e bën ekipin dinamik brënda vetëvetes, kreativ në proces, inovativ në taktika dhe befasues për kundërshtarin në ecurinë e negociatave. Nëse uniteti lexohet më qartësisht edhe nga ekipi kundërshtar, diversiteti i roleve të anëtarëve të tij në dinamikë e sipër është më pak i lexueshëm dhe për rrjedhojë më befasues për kundërshtarin.

Ndarja e roleve kërkon përgatitje të vecantë për secilin antarë të ekipit. Cdo rol ka specifika. Janë përafërisht pesë role domosdoshmërisht të aplikueshme brënda ekipit. Njëkohësisht, secili nga pesë rolet është hallkë e një procesi unik. Nga ana tjetër, cdo antarë duhet të njohë dhe të dijë edhe rolet e të tjerëve. Kjo jo vetëm për të kuptuar mirë njëri-tjetrin gjatë negociatave, por edhe për faktin se në një moment të caktuar antarët e ekipit për arsye taktike do të duhet të këmbejnë rolet me njëri-tjetrin shumë shpejtë dhe pa u kuptuar nga ekipi kundërshtar. Ndërsa diversifikimi roleve dinamizon ekipin përkundrejt kundërshtarit, ndryshimi roleve ndërmjet tyre krijon befasi surprizuese të paparashikueshme nga kundërshtari. Pra, antarët e ekipit nëgociator lypet të ruajnë unitetin ekipor, të marrin role të ndryshme ne ekip, si dhe të zotërojnë më shumë se një rol ‘just in case’.

2.Përcaktimi i taktikat bazë të negociatave

Përgjatë historisë së negociatave janë konsoliduar një sërë taktikash negocimi. Nëse strategjia e negocimit përmban qëllimin dhe objektivat madhore të përmbajtjes që synohet të arrihet, taktika e negocimit përmban rrugët dhe mënyrat që do të duhet të përdoren për arritjen e qëllimit dhe objektivave të negociatave. Taktikat pa strategji të qartë ngelen rrugë dhe metoda pa përmbajtje. Ndërsa strategjia pa taktikat relevante ngelet një lëndë e pajetësuar.

Taktikat janë të shumta. Suksesi varet në zgjedhjen e tyre. Lypet një zgjedhje sa më relevante me strategjinë dhe objektivat madhore të palsës, por edhe të kundërshtarit, me raportin e natyrën e palëve negociuese, me vëndin dhe kohën e negocimit, me konjukturën e brëndshme, rajonale dhe ndërkombëtare, me faktorët mbështetës dhe kundërshtues dhe së fundi një taktikë në përputhje me burimet njerëzore, mbështjen logjistike e kapacitetet financiare.

Janë gjashtë taktika themelore që vijnë nga praktika botërore e negociatave, të cilat nevojiten të studiohen me kujdes nga ekipi negociator, të asimilohen mirë dhe të dizajnohen për tu përdorur nga ekipi negociator në dinamikë e sipër përgjatë procesit të negociatave. Është një punë shumë delikate që kërkon përgatitje të thellë profesionale. Kjo sepse gabimet taktike lehtësisht mund të prodhojnë gabime përmbajtësore. Pra gabimet taktike mund të cënojnë ose të rrezikojnë arritjen e qëllimit dhe të objektivave madhore të ekipit negociator.

 

3.Zgjedhja e teknikave më të përshtatshme

Me zgjedhjen e taktikave të negocimit bazuar në gjashtë modele taktikash fondamentale botërore është e domosdoshme të seleksionohen edhe teknikat më të përshtatshme që do të përdoren gjatë taktizimeve në procesin negociator me qëllim arritjen e qëllimit dhe objektivave madhore të negociatave.

Nëse negociatat kanë një qëllim dhe disa objektiva, taktikat negociuese janë përafërisht gjashtë, ndërsa teknikat e negocimit janë mbi dhjetë. Pra kemi kështu NJË qëllim, TRE-KATËR objektiva madhore, afërisht GJASHTË taktika negociuese dhe rreth DHJETË teknika më të sprovuara negocimi.

Cdo ekip negociator, në mënyrë të vecantë ekipet që kanë më pak njohuri dhe përvojë mbi negociatat nevojitet të përgatiten intensivisht për zotërimin e strategjisë, unitetin ekipor dhe diversitetin e roleve ndërmjet tyre, për zgjedhjen dhe përvehtësimin e taktikave negociuese dhe për seleksionimin dhe zotërimin e plotë të teknikave të negocimit.

Duke pasur parasysh pikërisht këtë natyrë komplekse dhe të komplikuar të negociatave, Presidenti Amerikan, Kenedi thoshte…”Të mos kemi frikë të negociojmë, por të mos negociojmë pa pasur frikë”. Është momenti që ekipi negociator i Kosovës të bëjë PËRGATIJE, PËRGATIJE dhe sërish PËRGATITJE. Përgjegjësia e ekipit negociator në paqe është po aq e rëndësishme sa ajo e ushtrive në luftë. Fitoret e trimave të luftës, finalizohen me fitoren e të mencurve në negociatave.

Kështu trimat dhe të mëncurit realizojnë një qëllim dhe objektiva të përbashkëta në dobi kombit dhe popullit të vet. Trimat dhe të mëncurit janë dy asetet më të cmuara të kombit dhe popullit. Kosova i ka këto dy asete. Ndaj dhe negociatat e saj do jenë po aq triumfuese sa edhe betejat clirimtare për liri dhe pavarësi.