Shkencëtarët kanë dalë në disa përfundime shumë interesante pas një studimi.

Sipas disa skanimeve të bëra nga amerikanët rezultoi se truri i grave është pothuajse 4 vite më i ri se ai i burrave.

Shkencëtarët zbuluan se gratë e shëndetshme kanë një “moshë metabolike të trurit” që është vazhdimisht më e re se burrat e të njëjtës moshë kronologjike. Dallimi është i dukshëm që nga mosha e rritur e hershme dhe mbetet në moshë të vjetër.

Studimi tregon se, ndryshimet në mënyrën se si truri përdor energji gjatë jetës së një personi vazhdon më shumë gradualisht tek femrat sesa tek burrat. Por studiuesit nuk janë të sigurt për pasojat mjekësore, kjo mund të ndihmojë në shpjegimin pse gratë kanë tendencë të qëndrojnë mentalisht të mprehta më gjatë.

“Ndryshimet metabolike të trurit ndryshojnë me moshën, por ajo që vërejmë është se një pjesë e mirë e ndryshimit që shohim është dallimi midis gjinive”, tha Marcus Raichle, një neurobiolog në Universitetin e Uashingtonit në St Louis.

Sipas, The Guardian “Shkencëtarët përdorën një teknikë të skanimit të trurit që quhet tomografi i imitimit të pozitronit për të matur rrjedhën e oksigjenit dhe glukozës në trurin e 121 grave dhe 84 burrave të moshave 20 deri në 82 vjeç. Mënyra se si truri burrit digjte sheqerin bëri që ato të dukeshin më të vjetër se femrat e së njëjtës moshë.

Shkencëtarët janë të pirur për të hetuar nëse njerëzit me metabolizëm të ulët të glukozës në pjesë të veçanta të trurit janë më të pirur ndaj humbjes së kujtesës, problemeve të të mësuarit dhe sëmundjeve neurodegjenerative gjatë moshës.