Këto ditë shkurti 2019, në qytetin e Shkodres, në hotel “Rozafa”, u organizua një veprimtari solemne e festive, ku u nderua me Certifikatë “Mrënjohje” personaliteti shqiptaro=amerikan, prof. dr. Skender Kodra – kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane në New York, me motivacionin përkatës (bashkangjitun në këtë  foto-kronikë).

               Kjo “Mirënjohje” për prof. dr. Skënder Kodren iu dha përfaqësuesit të tij në këtë veprimtari, dr. Arjan Hamitit nga Tirana.

               Në këtë veprimtari ndodheshin personalitete të larta lokale nga Shkodra e Malësia e Madhe, si kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodres, Prefekti i Shkodrës, antarë të Këshillit Bashkiak, drejtues të Shoqërisë Civile, veprimtarë atdhetarë, kulturorë e të ftuar të tjerë.

               Në këtë veprimtari pati dhe nderime të tjerë me Certifikata “Mirënjohje’, si Xhevaire Gjelaj e Miftar Cubi, të cilët shprehën falënderimet e tyre për këtë vlerësim të lartë nga Malësia e madhe – nderi i Kombit.