/Teksti e foto nga Agron DUKA – kryetar i PAA /

Partia Agrare Ambientaliste organizoi me 15 shkurt 2019 një tubim simbolik përballë Ministrisë së Financave në mbështetje të fermerëve, grumbulluesve të fruta-perimeve, eksportuesve, tregtarëve me shumicë, agropërpunuesve dhe grupeve të interesit të dëmtuara nga ndryshimet ligjore të TVSH-së të produkteve bujqësore nga 20 në 6%.

Ky ndryshim ka pasoja katastrofike për këtë sektor, sepse prish konkurrencën dhe falimenton tregtarët që zhvillojnë veprimtarinë e tyre brenda vendit.

Çon drejt dështimit të agropërpunuesve të produkteve bujqësore (përpunuesit e qumështit, mishit, perimeve, ullirit, drithërave).

Ul konkurrueshmërinë e produkteve vendase në raport me ato të rajonit, për pasojë edhe të ardhurat e fermerëve.