Kosova kremton 11 vjetorin e pavarësisë, e cila u shpall më 17 shkurt 2008. Kosova për 11 vjet pavarësi ka shënuar progres brenda vendit dhe gjithathtu në politikën e jashtme, por ka kaluar edhe nëpër sfida të ndryshme drjet shtetformimit dhe konsolidimit të institucioneve shtetërore.
Me rastin e 11 vjetorit të kësaj feste të pavarësisë, dëshiroj t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta popullit të Kosovës, Qeverisë dhe të gjitha institucioneve shtetërore që në të ardhshmën të punojnë më shumë në hapjen perspektivës për të gjithë dhe të krijohen kushte e siguri për qytetarët e saj dhe për fëmijët tanë të sotëm dhe për ata që do të vijnë nesër.
Përpjekjet tona duhet të thellohen gjithnjë në ndërtimin e një shteti, ku të gjithë do të jenë të kënaqur dhe të gjithë të gjendemi së bashku për çështjet vendimtare të tij.
Mbi një shekull sfida, me shumë sakrifica derisa erdhëm këtu ku jemi, me mbështetjen e vazhdueshme të SHBA dhe aleatëve e miqve tanë të çmueshëm. Liria dhe pavarësia për ne janë të shenjta, për të cilën ranë shumë bijë dhe bija që sot na bënë të mundshëm ta festojmë këtë përvjetor dhe përvjetorët tjerë të pavarësisë që shkuan e do të vijnë. E gjithë rruga e gjatë dhe e vështirë që kaluam, tegon se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe të pacenueshëm, të cilët me çdo çmim duhet t’i mbrojmë në çfardo situate e rrethana.
Ne, duhet të ecim drejt reformave evropiane, në veçanti në reformat që kanë për qëllim vendosjen e sundimit të ligjit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, si dhe anëtarsimin në BE dhe në NATO.
Urime Kosovë, 11 vjetori i pavarësisë!
Me fat!
New York, 2019