Veteran i Luftes se Kosoves, hero i gjalle i saj, veprimtar kombetar shqiptaro-amerikan, nga Hoti i Vendit ne Plave-Guci.
Lufta e don Sadri Mehajn.
Sadri Mehaj nuk e don Luftën.
Pushka lindi para Sadri Mehajt.
Sadri Mehaj u rrit’ me Pushkën.
Hoti – mbiemër i Sadri Mehajt.
Sadri Mehaj – mbiemër i Hotit.
Trolli barot paqeje i Sadri Mehajt.
Sadri Mehaj barot lufte i Trollit.
Hoti – kulla e lashtë e Sadri Mehajt.
Sadri Mehaj – kullë e re e Hotit.
Hoti – kangë e përjetshme e Sadri Mehajt.
Sadri Mehaj – kangë e pambaruar e Hotit.
RAMIZ LUSHAJ
Tiranë, 23 shtator 2015