Ballina Rajoni Gëzuar Kosovë 11 vjetorin e Pavarësisë! – Nga prof. dr. Sali...

Gëzuar Kosovë 11 vjetorin e Pavarësisë! – Nga prof. dr. Sali Berisha – ish president e ish-kryeministër i Shqipërisë

Te dashur miq, sot Kosova, qytetaret e saj, mbare kombi shqiptar dhe miqte e saj ne mbare boten festojne 11 vjetorin e Pavaresise. Ditelindja e Republikes se Kosoves fton shqiptaret te perulen me nderimin me te thelle para qindra mijra bijeve dhe bijave te saj qe vendosen ne themelet e lirise dhe pavaresise se Kosoves, jeten dhe rinine e tyre si dhe te gjithe atyre qe luftuan dhe sakrifikuan ne dekada e dekada per lirine dhe dinjitetin e saj kombetar.

Pavaresia e Kosoves eshte veper e gjeniut politik te kombit tone, presidentit Ibrahim Rugova, arqitektit dhe udheheqesit mendjendritur te pavaresise se Kosoves, Komandantit legjendar Adem Jashari, kryeheroit te kombit pas Skenderbeut dhe aleateve tane me ne krye SHBA, te cilet me fuqine e tyre ushtarake ajrore mposhten dhe detyruan te kapitulloje kasapin e Beogradit, Sllobodan Millosheviçin.

Por sot pas 11 vitesh liri dhe pavaresi Kosova perballet me nje rrezik te madh te coptimit te trojeve te saj. Argate te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane kane marre ne dore flamurin e Serbise se Madhe dhe tregtojne ne emer te tij territoret e saj. Keta esadiste, miladine e zografe albanofobe duan ti bejne Kosoves sot ate qe nuk guxoi ti bente as Sllobodan Millosheviçi.

Ky qendrim antikombetar i argateve te Beogradit eshte sot nje kushtrim per çdo shqiptar per te mbrojtur Kosoven prej tyre si dhe çdo pellembe te territorit te saj.

Gezuar Kosove 11 vjetorin e Pavaresise! sb