Para 8 vitesh Tak’ngjela, megafoni politik i rilindasve, u bënte thirrje “kokëpalarëve”, jo 300 apo 3000, po dhe 30 mijë janë pak që të vriten.
-Ruçi nxirrte kokërdhokët përjashta prej piskamës: largohu…, hapi rrugën…, fjala ishte për “pranverën tuniziane” alias 97-a e përgjakur (me grykën e pushkës)e fitores së tij të parë kundër shtetit shqiptar.
-Bythkuqi i 99-shave, lyente bojë të kuqe kokat e protestuesve, duke bërtitur me lemeri, “gjak!”
-Tahiri, Prengat, Nokat, Doshët, Pierinët, Gjushët, Gjinushët, dhe Roshët, ishin né krye të njësive guerrile, duke pritur shenjën e sulmit ndaj institucioneve të shtetit.
-Ca feis-buksa ose faqe-turpsa, fërkonin duart, kërcitnin gishtat, atë të mesit e fusnin herë poshtë herë në hundë, prapë atje, prapë në hundë, pastaj fërkonin faqet e skuqura për tu kërc’ndezur damarin e revolucionit.
Sot mbas 8 vitesh.
-Protesta nuk është demostratë, por protestë.
-bythkuqi i sulmit kundër shtetit, ka marrë strehim në Vlorë dhe po fermenton kundramësymjen me lebërit e trafikut, në rast se…, duke i menduar protestat politike si demonstrata huliganësh.
-Tak’ngjelës i kanë thënë amerikanët se ka rusë në protestë. Ky i bën thirrje bythkuqit t’i vrasë ata, edhe po vdiq ndonjë “kokëpalarë” deri në 30 mijë asgjë nuk janë…
-bythkuqi 99-sh i ka shkruar kryebythkuqit se pa i dalë boja dhe fiku që e ka zënë kaps, nuk shkon në Vlorë. “…e kanë me ty që më ke urdheruar të vjedh, jo me mua…”
-shefat e njësiteve guerrile, i kanë bërë fonogram ish-Gjeneralit, të bllokojë rrugët e Saliut në të gjitha akset, të minojnë urat pa prishur palmat, të monitorojë, parandalojë godasë dhe asgjësojë sipas strategjisë beqirballukiste “të luftës partizane” protestuesit, duke shtuar se mos ekzekutimi i urdhërit, shkakton ekzekutimin e tij, menjëherë pas kthimit të “…beut të spiropales” me buzë të lyera në Tiranë.
-F/buksat, faqe-turpsat ose bythkuqsat, thënë ndryshe bashkëpunëtorët e fjetur të të gjitha përgjakjeve civile dhe revolucioneve, me gishtin përherë të njomur në vrimën e frymëzimit, zbrazin në fb gjithë urtinë e tyre “paqësore” të mos-protestës, përse-protestës, kot-protestës…
Protesta po fillon. Nuk ka demostratë as revolucion. Socializmi ka marrë strehim të përkohshëm në “cicën” e Vlorës.
Gomonet tunden në mol.