Brengosja na helmon vazhdimisht, kjo ndjenjë godet fillimisht stomakun tonë- lukthin, shpretkë dhe pankreas. Shpesh dëgjojmë që dikush të ketë “shtrëngime nga brengosja”.

Nëse keni menduar se ndjenjat tona janë helmuar përkohësisht, dhe është diçka që tejkalohet me kohën, atëherë keni menduar gabim. Nuk është vetëm çështje poetike, por edhe shëndetësore. Emocionet ndikojnë në organet e caktuara, dhe janë të lidhura ngushtë me trupin. Nëse keni menduar se ndjenjat tona janë helmuar përkohësisht, dhe është diçka që tejkalohet me kohën, atëherë keni menduar gabim.

Nuk është vetëm çështje poetike, por edhe shëndetësore. Emocionet ndikojnë në organet e caktuara, dhe janë të lidhura ngushtë me trupin.

1) Zemërimi

Kur jemi të zemëruar, vjen deri tek mosfunksionimi i mëlçisë. Ndjenjat e zemërimit e dëmtojnë mëlçinë, e cila luan rol shumë të rëndësishëm në pastrimin e gjakut tonë. Nëse mëlçia është e bllokuar nga zemërimi, atëherë ne jemi të helmuar!

2) Pikëllimi

Nuk është e rastësishme pse themi gjithmonë se kur jemi të pikëlluar kemi shtrëngime në gjoks dhe sikur po na shterohet frymëmarrja. Pikëllimi apo trishtim ndikon drejtpërdrejt në frymëmarrje dhe zorrën e trashë dhe për këtë arsye marrim frymë ngadalë dhe kemi probleme të tretjes – kapsllëk.

3) Frika

Veshkat dhe fshikëza janë mese të prekura nga frika. Nëse frika zgjat më tepër, pasojat rëndohen edhe më shumë, pasiqë veshkat kontrollojnë muskujt në qafë të fshikës dhe anusit, ndërsa me rast të bllokimit të tyre nga frika ata lirohen nga pamundësia për kontroll të sfinkterit me çka rezulton me lirimin e jashtëqitjes dhe urinim.

4. Brengosja

Brengosja na helmon vazhdimisht, kjo ndjenjë godet fillimisht stomakun tonë- lukthin, shpretkë dhe pankreas. Shpesh dëgjojmë që dikush të ketë “shtrëngime nga brengosja”.

5. Lakmia

Lakmia e godet zemrën dhe zorrën e hollë, dëshira për të pasur sa më tepër pasuri sjell aritminë dhe punën e parregullt të zemrës. Kush jeton në frikë të vazhdueshme se do të humb pasurinë, apo rëndohet me ambiciet e akumulimit të mëtutjeshëm të pasurisë, shumë shpejtë fillon të ndjejë edhe ndjenja të tjera.