HAS, 1983 – Nga Zeqir LUSHAJ

(Marrë  nga gazeta “Zëri i Rinisë”, 8 tetor, 1983)

 Këngët janë, ditar për historinë,

Janë, si lisat e gurët, plot emra,

Këndoni-këndoni, o djemt e Hasit,

Këndoni, he ju këndoftë zemra! 

…!

Duket se, gruri, përkundet në valle,

Bjeshka e Pashtrikut, hesht, dëgjon,

12 rezervuaret, ja bëjnë me sy diellit,

Flladi i pranverës, ballin na freskon.

 

Sheh Kuksin e Ri, në kaltërsi liqeni,

Në prehër të Gjallicës, lule në kurorë,

Këngët rrjedhin, si krojet në rudina,

Zemra i shton, rrahjet në krahërorë.

 

Kur ambël, çiftelisë, i bie Hysen Dida,

E, Rrustem Çela, e përcjell me sharki,

Sikur rrijmë, me vëllezërit Merimana,      *

Koburja e Ramadanit, na e ban me sy.      *

…!

Këngët  janë, ditar për historinë,

Janë, si lisat e gurët, plot emra,

Këndoni–këndoni, o djemt e Hasit,

Këndoni, he ju këndoftë zemra!

./.

*Dy vëllezërit, me një  emër – Merimantë e Jakup Brahës, nga Luma e Kukësit.

*Ramadan Zaskoci-luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.