“ VOTONI SHQIP”!
Si organizata shqiptare që veprojmë në diasporën e SHBA-ve jemi gjithënjë të shqetësuar për gjendjen e vëllezërve dhe motrave tona që jetojnë në trevat e tyre autoktone nën Mal të Zi .Mendojmë se si mërgatë ,vite me radhë, e kemi dëshmuar përkushtimin tonë ,përmes kontributeve (ndihmave) materiale e humanitare si dhe përmes investimeve të ndryshme në disa fusha të jetës në vendin e të parëve tanë dhe jo rastësisht Shoqatat dhe Fondacionet tona që veprojnë në SHBA, me krenari dhe dinjitet mbajnë emrin e trevave të prejardhjes së tyre.
Ne gjithënjë vazhdojmë të jemi të interesuar për fatin dhe ardhmërinë e bashkëvendasve tanë, për ruajtjen dhe avancimin e identitetit tonë kombëtar dhe për ruajtjen e elementit shqiptar në përgjithësi në trojet tona autoktone. Në frymën e këtij angazhimi,ne gjithëmonë kemi bërë thirrje për bashkimin e faktorit politik shqiptar, kurse me rastin e zgjedhjeve ( qofshin ata lokale apo qendrore) gjithënjë kemi apeluar tek subjektet politike shqiptare të dalin me një listë zgjedhore.
Me 3 Mars 2019, pra muajin e ardhshëm, mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Komunës së Tuzit, komunë kjo e cila që nga Shtatori i vitit të kaluar ka arritur statusin e komunës së barabartë me komunat e tjera në Mal të Zi dhe për këtë arsy këto zgjedhje po quhen zgjedhje historike.Ashtu si puthuajse në mbarë hapësirën shqiptare edhe organizatat tona në diasporë e mirëpritën dhe e përshëndesin kualicionin e tre subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Malësi ( ASH, LDSH dhe UDSH),të cilat garojnë në këto zgjedhje me emrin kuptimplotë dhe domethenës ” Malësia na Bashkon”.
Me këtë rast , iu bëjmë thirrje votuesëve shqiptarë në Malësi që me 3 Mars të dalin në zgjedhje në mënyrë masovike dhe të votojnë shqip, pra të votojnë Forumin Shqiptar ” Malësia na Bashkon” . Këto zgjedhje do t’a kenë kuptimin e mirëfilltë e “zgjedhjeve historike” vetëm nëse votohet dhe fiton kualicioni i tre subjekteve politike shqiptare ,me qëlllim që tani e tutje mos të lejohet që me pushtetin lokal të Tuzit të qeverisë dhe administrojë PDS- a apo ndonjë parti tjetër jo shqiptare pjesëtarët e të cilëve diktohen nga Podgorica apo janë të ardhur nga viset e tjera të Malit të Zi dhe të cilët nuk e kanë pasionin,përkushtimin dhe dashurinë për Malësinë ashtu si shqiptarët vendas, që jetojnë aty brez pas brezi në trojet e veta stërgjyshore. Pra votoni për vëllezërit dhe motrat tona të një gjaku, të cilët në zgjedhjet e 3 Marsit janë të renditur në listën e Kualicionit “Malësia na Bashkon.Mos të harrojmë se të parët e tyre kanë sakrifikuar aq shumë duke dhënë jetën e tyre dhe janë martirizuar shkekuj me radhë që treva e Malësisë heroike gjithëmonë të marrë frymë shqip dhe për këtë arsye meritojnë votën tuaj.
Ne mbështesim fuqishëm dhe inkurajojmë çdo votues shqiptarë nga diaspora e Malësisë për iniciativën e tyre për të udhëtuar në vendlindje dhe në mënyrë drejtëpërdrejtë , pra me votën e tyre ti japin përkrahjen Forumit “ Malësia na Bashkon”.
Gjithashtu, nga vendi i tempullit të demokracisë botërore, pra nga SHBA, duke u nisur nga përvoja e së kaluarës, paraprakisht i tërheqim vërejtjen dhe i bëjmë thirrje pushtetit qendror në Podgoricë dhe partisë që udhëheq me këtë pushtet, pra PDS-së që gjatë fushatës parazgjedhore ashtu si edhe në ditën e zgjedhjeve ,me 3 Mars , të mos (keq) përdorë makinerinë e saj financiare për blerjen e votave dhe të mos bëjë presione apo shantazhe ndaj votuesëve shqiptarë, por të respektoi të drejtën e garantuar demokratike dhe ligjore të çdo qytetari për të votuar në mënyrë të lirë dhe të pavarur për përfaqësuesit e vet në Kuvendin e ardhshëm të Komunës së Tuzit.
Të nderuar Vëllezër dhe Motra Shqiptarë të Malësisë,
Me 3 Mars, votoni shqip,
Votoni për të ardhmen tuaj më të mirë,
Votoni Forumin Shqiptar ” Malësia na Bashkon” !
-Shoqata ” Ana e Malit” – NY;
-Fondacioni ” Dom Simon Filipaj”- NY
-Shoqata Atdhetare ” Kraja” – NY
-Fondi Humanitar ” Malësia”- NY
-Shoqata Atdhetare ” Malësia e Madhe”- Detroit
-Fondacioni ” Plavë-Guci”- NY
-Fondi Humanitar ” Rrapsha”- Detroit
-Shoqata ” Ulqini” – Chicago