Nga Ali SALAJ – VOA

Në Ulqin u paraqit studimi për mbrojtjen dhe rivilatizimin e Kripores, ku parashihet që kjo zonë e njohur në Mesdhe ta ruajë biodiversitetin dhe të shndërrohet në një shtëpi për zogjtë shtegtarë. Studimi dhe projekt-ligji pason kërkesën e BE-së për mbrojtjen e kripores së Ulqinit si monument i veçantë natyror duke e kushtëzuar me hapjen e kapitullit 27 në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Malit të Zi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën: