Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Hope & Peace” në SHBA ngre zërin e protestës ndaj akteve barbare e të rënda që kanë tronditur ditët e fundit jo vetëm jetën e dy vajzave te reja, personalitenin e tyre, familjet e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, por mbarë opinionin publik.
Shprehim shqetësimin dhe mendimin që këta persona të rrezikshëm me veprimet e tyre kriminale dëmtuan jetën e dy të rejave, të marrin denimin maksimal nga drejtësia shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.
Bashkohemi me situatën e rëndë në të cilën ndodhen dy të rejat dhe dënojmë këto akte denigruese ndërmarë nga njerëz jo të mirë edukuar nga familja dhe institucionet arsimore, që me metoda shtazarake kërkuan të ulin dinjitetin e vajzave të pambrojtuara, me lloj lloj manovrash kërcënuese.
Ne si Organizate Gruaje në SHBA që meremi me të drejtat e gruas dhe fëmijëve, shprehim njëzëri indinjatën tonë të thellë dhe kërkojmë nga drejtësia shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë që mbi këta vemje mjerane të mos tregohet e butë, por të marin dënimin që meritojnë.