Njoftim nga Këshilli për ndërtimin e Shtëpisë se Kulturës

Me iniciativën e Këshillit për Ndërtimin e Shtëpisë se Kulturës ne Vuthaj nga New Yorku është filluar projekti i vendosjes se fotove te mësuesve qe dhanë mësim ne shkollën katër vjeçare te fshatit Vuthaj.

Duke çmuar dhe vlerësuar këtë fole te dijes duam te nderojmë ata qe Vuthajve ndergjenrata u dhuruan dije. Mësuesit e fshatit janë ajo krenaria e jonë, por edhe dashuria e ngulitur ne zemrën e çdo vuthjani qe hapat e par te dijes ne gjuhen tone te ëmbël shqipe i muaren po nga këta mësues pjese e ndritur kjo e historisë se fshatit. Po nga kjo shkollë dualen personalitete te përmasave kombëtare e botërore.

Ne kërkojmë ndihmën e çdo vuthjani me sugjerime apo informacione shtesë qe mund te na mungojnë por edhe mundësisht te na dërgojnë fotot e mësuesve por edhe fotot e tyre qe ne mëpastaj ti dërgojmë për rregullimin e fotove.

Për te bashkërenduar sa ma mire këtë nisme na shkruani këtu te faqja “Plava e Gucia Sot” duke na i dërguar nga një foto te mësuesit gjegjësisht te afërmit tuaj mësues qe është ne këtë listë. Personi qe është duke bashkërenduar kete projekt me Këshillin për Ndërtimin e Shtëpisë se Kulturës ne Vuthaj nga NY është baskevendasi ynë zt Rifat Avdullahi Vucetaj me banim ne Pejë ku edhe janë duke u prodhuar fotot. Me Rifatin mund te kontaktoni edhe përmes telefonit ne Viber +383 49 577 501

Lista e mësuesve qe kanë dhënë mësim ne shkollë te Vuthjave qe ne kemi siguruar është me sa vijon:

Josip Rela (1895-1966) -Austrohungaria

Ahmet Rexhepagiq (1919-)…1945/46

Hysen Cukoviq (1925-2004)…1947/1948

Ragip Rexhepagiq (1925-1998)….1947/48

Isuf S. Balidemaj (1910-1993)…1944/45

Ibrahim Sh. Gjonbalaj (1919-2012)..1946-1986

Isë E. Ulaj

Syl Buti

Ramadan B.Gjonbalaj (1933-1982)….1959

Imer A. Ahmetaj

Shaban B. Gjonbalaj (1933-1972)… 1960/61

Sadri A. Qosaj ( Goçaj )

Avdullah R. Vuçetaj (1936-1999)…1958 ne Vuthaj / 1960-1963 ne Martinaj

Ramiz I. Gjonbalaj (1929-2013) ….1965/66

Hasan I. Gjonbalaj (1935-2012)

Beqir Halili Hasangjekaj 1963/64

Mehmet R. Balidemaj (1938-)….1976/77

Zenel M. Qosaj

Halil Z. Bruçaj

Meriman I. Sadriaj (1947-)…1972…1977-2017

Hasan R. Gjonbalaj

Avdyl Bajram Qosaj

Emine Ulaj

Arbenita Vukaj

/Plava e Gucia Sot