I.
Njëra anë:

1. “Në 2018, shpenzimet për pagat shtetërore në Shqipëri ishin 3.8 % e PBB-së, niveli më i ulët nga viti 1993”.
2. Shqipëria mbetet… “në fundin më të ulët të shkallës së pagave” (Banka Botërore, raporti rajonal).

Ana tjetër:

3. “Në 5 vjetët e fundit taksapaguesit shqiptarë kanë paguar mbi 100 milionë euro për punonjësit e hequr nga puna në kundërshtim me ligjin. Sipas Spending Open Data, në 4 vjet numërohen 13.475 transaksione nga thesari i shtetit, shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna”.
Miliona të tjera janë në proceset gjyqësore të hapura.
(Media këto ditë)

II.
Administrata shtetërore “u reformua” për t’u kthyer në administratë partiake? Hiq profesionistë, punëso militantë!
E thonë gjykatat.
E thotë vrima e zezë në buxhet për të paguar një administratë paralele, që nuk punon.
S’ka vend europian ku ndodh kështu.

Mbi njëqind milionë euro në bisht të sorrës. Vetëm me ato mund të ishin përmirësuar dukshëm pagat e mësuesve, nëpunësve, mjekëve.

III.
Zgjidhja?
Thjesht vlerësim sipas punës.
Mbështetur nga një ligj: kush shkarkohet padrejtësisht nga puna, nuk dëmshpërblehet nga shteti, por nga xhepi i atyre që nënshkruajnë shkarkimin.
Miratimi i këtij ligji: provë nëse kjo shumicë është për administratë në shërbim të shqiptarëvet, apo haptazi në shërbim të partisë.
Me paret e shqiptarëve.

11 shkurt 2019