Do t’i them qytetit për ty
Do t’i them se je monster me pamje njeriu,
I zi në shpirt, më i zi se nata që fsheh krimet e vrasjet
Shushunjë që ia pi gjakun pa ndjerë
Je shef i minjve të gjirizeve të qytetit
Je shiriti i zi në cep të fotos së qytetit që kufizohet me vdekjen e vet
Je mbrojtës e komandant i hajnave të qytetit
Që po i vjedhin atij tokën, nëntokën dhe të nesermen.
Do t’i them qytetit…