KJO VETMIA
Është një vetëmi e vetëme
Mbase i bienë gjethet
Tek rrënja e lapjetës
Dhe duhma na vërbon
Për truallin e vjetër
Është një vetëmi
Sarillëk I pjekur
Dhe akull ne eshtra
Kjo vetëmi e skuth i fëshehur.
GRAHOD
Në Kodrën grahodit
Salihu pallone pelën
Qe ishte tjetër kush pronar
Nga koka i dilte avull
Dhe shkrumb buzëve
Si petë lakërori e hollë
Ia digjnin mustakun
S’e heton flakë
Se flakë i kallte ëndrratë
Prozhme te tilla
I kanë zyrave më endje.
SHARTIM I PEMËS
Shartoja pemë
Ashtu si vëja sythat
Rreth e rrotull rrinte hija
i vëne sytha intriganti
Mikut te komunës
Që gëzohej sqarthi
Dhe tharmi profecisë.
THUARI GARDH
Thuari gardh i bekuari
Nëpër ndeja tubime
E la veç një rrip tokë
Dhe jargët e përçundura
Atar te vetin e kishte zyrën
Dhe spacijet qe vinin enkas
Për ta fituar myhyrin.
PROZHMI
Gjithçka mugulloi
Mugulloi dhe mitoja
E loza sa rritej e rritej
Jashtë ambientit
Restuaranteve e kafeve
Xigloheshin këto llafe
Kur hapej udha larg orteqeve.
Premtimi dilte bllanko
Bllanko paguhej keshi.
Veç gurgullima gazi
Përroi i cëcëronte veshit.
II.
Eh mësohesh ngadalë bijo
Kujdes emrit te përfolurit
Se është vështirë kur zdirgjet përroit
Nuk ndodh as gjë më pak
Hija gojë e dhëmbët t’i përgajak.
DILL
Diell te merr ndokush
Të vë në grushtë
E hija te vrrini
Na tha : mbërrini ju çka mbërrini
N’strofull te hutit
Ju vishet qefini…
TE HESHTUR
Livadhin kositne
Kah është vija e arës
Ma te rrepët kostar
Do të i’a marr Bazhdarhanës
U morem vesh sa keni takat
Këmbet e huaja most e bijnë kësajde
Ose të mbesin sakat.
Dini mirë ,te jeni te heshtur
Ndodh ndërrohet pranvera rreth vjeshtës
DËNGUN E BAGREMEVE
Dëngun e bagremeve
E bartë sipër shpinës
Seç e bartën te tjerë tinëz.
Nuk me treguan që ma shitën mashtrim
Marrshi therrave thumbon mbi kryet tim.
KUR AFATET SKADUAN
I gjetëm po çka nuk gjetem
Në orën e moralit moralist.
Në do sytjena ,brek , jelek
Mbi mugull mali
Si tuma e bubrrecave na terheq.
Ishin po si nuk ishin
Vasha ,nuse kokëkrisura
Dhe dele te urta kishte
Që iu gjetën hamshor
Ne fund diçka mori fund
U fshehën pusave
Kur afatet skaduan..
MË SHKUMBË XHAMI
Seç me ra hise e mendjes
Bobani I Lekës
Në komunën e vdekur
Kur njerëzit sy qeshur
Ia begatonin kuletën
E merrnin një letër qe t’ kishin në shfrytëzim
Shtesat e fëmijve sepse e humbën punën.
Eh po Bobani po de Bobani
E zbuzte skamjen
Përvete ai e runate punën
Bobani ua hapte varrin
Dhe me shkumbë xhamash
Ua mbulonte ferkemet e përdala.
TASH BORA E ACARI
Tash bora e ka mbërthye edhe acarin
Pa fije bari as një lule fushe
Dremitemi kafeneve restuaranteve
Si pulat kur i bie dergja.
Kurgjë se paku nuk ka sot
Te lozim nëpër bari fushe
Deri ne dehje
Pas ndonjë çufrre.
Më tutje me tha një zë i mekur
Leje lum miku për një kohë tjetër
SHI I ZI
(Thonë prapë po fillon lufta)
Pas dillit që po na lë
Po vrugnohen bjeshkët
Si faqe e murrmë guri
E ec e merre atë gurë që shkapërderdhet
As për gopa plehut nuk duhet
Thoshte mixha Kurt
Bjeri fushës anë e terthorë
Si më i rrafshitë therrat më prapanicë.
Luftë po folin do të bëhet
E unë ma trimi
E një cfurk me një bri
Dhe sepatën pa mprehë
Më një gjysmëbishti
A më dal ball për ball
A me ndejtë karshi.
O zot moti ka nisë
Një shi shi I zisë…
DERI TE HILENDARET
Më ditë ku është udha
Aty ishte kroi
Me tutje gardhi i dafinave te rrejshme
Si mburojë,
Qoflargun duhet më përqaf
Si Zerva kur te shtje në lojë.
Mbas dillit te ikur pas mështeknave
Vjen vrulli me vjell
Si kërpnaja derdhë,dredhë.
Pas qasteve u ngriten rastet e qasteve
Disa me më koka gozhash
Disa me me vrima për penjë gjylpërash
I arrnon ferrat medet.
Deri te Hilandaret ishte pyrgu
Ne trojet e mbetura shkret.