Sot ka ndrrue jetë në Tiranë mësuesi i njohur i Tropojës, NEZIR MET MULAJ, një nga burrat e mirë të Malësisë së Gjakovës, një nga prindërit e mirë të kohës sonë, një nga njerëzit shembullor në jetën e rrugëtimin e tij 83 vjeçar.
Varrimi i të nderuarit e të paharruarit NEZIR MET MULAJ do të bahet të hanën, me 11 shkurt 2019, ora 13.00, në vorrezën në Tropojë e Vjetër (Astë), në vendlindjen e tij, në trojet e të parëve të tij, të breznive të tij.
E PAMJA do të kryhet në qytetin e Bajramcurrit, te lokali i Ismet Kortoçit, në datat 12 e 13 e 14 shkurt 2019, e – pas këtyne datave, edhe në shtëpinë e tij në Kamëz – Tiranë.
Ngushëllime Familjes e të afermëve të tij, farefisnisë së tij, miqve e dashamirëve të tij!
I koftë i lehtë dheu i tokës së vet! Dhimbja e kësaj dite e ka emrin e Tij!
I paharrueshëm emri, veprimtaria, kujtimi e nderimi për njeriun e mirë, të çmuar, shembëlltar: NEZIR MET MULAJ i Tropojës, i Malësisë së Gjakovës, i Malësisë së Mirë!