Nga Sulejman MATO – shkrimtar, publicist, studiues
Jemi mësuar me vdekjet…por jo me ikjen e shkrimtarëve të tillë, të rëndësishëm.Ikja e papritur e Kico Blushit. Ishte për mua një ikje e dhimbme. Kemi qenë miq të mirë dhe të vërtetë për një kohë të gjatë.. Miqësia jonë u lidh qysh në vitet studenteske.kur Kico Blushi hyri në letërsi si një poet i vërtet dhe shumë premtues. E kam dashur dhe e kam vlerësuar gjithmonë jo vetëm për vlerat e vecanta krijuese,por dhepër thjeshtësinë dhe vlerat e tij njerëzore.Qysh në poezitë e tij të para kam parë tek Blushi poetin e ardhshëm ,të vërtetë .Vitet që do pasonin do ma përforconin dhe më tepër këtë ide.
Unë kam pasur shumë miq, poetë dhe shkrimtarë që kanë ikur nga kjo botë, por ikja e Blushit ishte tronditësie, pasi ka ca krijues si Kico blushi ku pasqyrohen cilësi që e dallojnë njeriun dhe shkrimtarin nga shkrimtarët e tjerë. Ka qenë një rastësi që unë, para se të njihesha me Blushin, në ca rrethana të cudithsme, të njihesha me Blushin plak.Në vitet studenteske u nisa për herë të parë Korcën e bukur..I zgjata dorën një kamioni me targë Korce.Shoferi ishte babai I Kico Blushit Ai më tha të hipja në karroceri, pasi dy vendet e gabinës i kishte të zëna Në Prrenjas, kur dy udhëtarëet zbritën ma bëri me dorë ë futesha në kabinën e tij. Nata dhe bora na zuri në Qafë Thanë… I ati I Kicos ishte fjalë pak. Zbritëm të dy dhe ndezëm një zjarr në dëborë…Atje ai më tregoi që kishte një djalë në moshën time që shkruante vjersha.…Në atë shtator Kico Blushi erdhi në fakultetin tonë dhe u regjistrua në degën e rusishtes. Qysh kur e pashë më la një mbresë të mirë. I qetë, I mencur…Bjond…Sy kaltër…I ngjante Sergei Eseninit të cilin në ato vite ne e donim aq shumë.Unë Musai, Ruzhdiu, Vathi ,ishim në vit të katërt, por Kicon e futëm në miqësinë tonë…Ai shkrunte shumë. Shkruante poezi me vargje të lira.Tematika e disa poezive të tij më kanë mbetur në mend..Qysh në njohjen e parë unë kam menduar që Kico Blushi do bëhej një poet i madh.Nuk u bë poet I madh , por, u bë hskrimtar I madh dhe i vërtetë…Për të gjithë ata që nuk e kanë njohur krijimtarinë e tij e që përmendin vetëm disa nga skenarët e tij, apo e njohin Blushin si publicist, unë dua t’ju them se Kico Blushi na ka lënë një krijimtari të bollshme dhe të pasur letrare .Për me tepër ai na la një letërsi të një niveli të lartë clësor. E cila renditet në krijimtarinë me të mirë të këtij pesëdhjetë vjecari.
E vecanta e krijimtarisë së tij është krijimi i karaktereve të spikatur, jetësorë të cilët mund ti kemi vënë re dhe në skenaret e tij,si “Cifti I lumtur”,”Kujtyimi vitit 37”etj.
Personazhe e Kicos janë të qëmtuara nga jeta. Kico Blushi nuk ishte një shkrimtmar qyteti, jeta e tij e gjatë si gazetar, por edhe si skenarist, e kishte kushtëzuar që ai në lëvizjet e shumta nëpër Shqipëri të mbushej me mbresa nga jeta…Ngjarje, tipa karaktere..Letërtsia e Kico Blushi mban aromën e një Shqipërie, të viteve të vështira, të cilat kanë lënë gjurmë në jetën tone dhe në krijimtarinë tonë dhe tashmë janë bërë pronë e letërsisë shqipe…Nuk rri pa kujtuar morinë e personazheve të marra nga jeta e tij si punëtor në Hidrocentralin e Vaut të Dejës.të përshkruar aq bukur dhe me aq realizëm në romanin e tij të parë . E tillë ishte dhe Lezja, shoferja malësore e dhënë mjeshtërisht tek drama “Lezja”vënë në skenë nga trupa e Teatrit të Korcës…Mund të përmend dhe shumë tregime të këtij autori të cilat e përfaqësojnë denjësisht në një antologji të tregimit më të mirë të letërsisë shqiptare. I tillë është dhe romani “Koka e prerë e Ali Pashës”, por dhe romani tjetër edhe më i rëndësishëm i cili u bë dhe film. “Beni ecën vetë” Kicua ishte një shkrimtar vëzhgimtar dhe modest. Atij nuk i pëlqente buja, as titujt .”Artist i merituar”apo “Mjeshtër i madh” Ai ishte i vetëdishëm për talentin e vet dhe për krijimtarinë e vet…Të pa harruar do të mbeten në kujtesë filmat “Beni ecën vetë” dhe “Në shtëpinë tonë”.Kico Blushi ishte njohës i mirë i personazheve që ka përshkruar në librat e veta..Mbi të gjitha ai bënte një krijimtari realiste të vërtetë dhe aftagjatë…Ai i përkiste rracës së shkritmarëve si Turgenievi dhe Cehovi, Mopasani dhe Cvajku.
Mbi të gjitha Blushi ishte një mik I mirë. Mund ta quaje me plot gojën ,një mik i heshturdhe i mëncur, një mik nga i cili mund të përfitoje ,jo vetëm nga talenti dhe eksperienca e vet jetësore, por nga humori tij, të cilin e shpërndante me kursim në shoqërinë e tij të ngushtë…Te Kico Blushi mik e bashkëmoshatar unë shihja njeriun si duhet të jetë shkrimtari model, i mencur dhe me vizion..
Vitet e fundit takimet tona kanë qenë më të rralla. Herën e fundit që e takova m’u duk më i hehstur. Ai fliste pak por prekte gjëra esenciale. Kohët e fundit shkruante pak, por prekte probleme esenciale…Kur mora vesh sëmundjen e tij u trishtova shumë, mirëpo duke parë natyrën e tij të qetë, të përzemërt dhe optimiste, mendova se ikja e tij do të ishte e largët. Tashmë që Kicon nuk e kemi më midis nesh më ngushëllon ideja se shkrimtarët e vertetë si Kico Blushi nuk ikin . Jeta e tyre mund të jetë e shkurtër por arti i tyre do të jetë afatgjatë.Ditët që jetojmë janë anti- art dhe anti- letërsi. Letërsia dhe arti në këto tri dekada ka një rënie të madhe interesi,mirëpo unë mendoj se do të vijë një ditë, kur krijimtaria e Kico Blushit , për vetë vlerat e saj të vecanta do të vendoset në panteonin e letërsisë më të mirë shqiptare.