Njoftoj anëtaret e Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” dhe opinionin e gjerë publike, Se jap dorëheqje nga anëtari i Kryesisë së Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” dhe nga Klubit tërësisht.
Arsyetim:
Sabotimi, që po i behet zgjedhjes së kryetarit të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” nga ish kryetarja Gentiana Muhaxhiri, të cilës i ka mbaruar mandati prej muajsh dhe Qemajl Juniku është i patolerueshëm dhe shkatërrues për Klubin dhe aktivitetin e tij letrar. Në fakt ish kryetarja Gentiana Muhaxhiri ka ofruar dorëheqje edhe si anëtarë e kryesisë , e cila, nuk i është pranuar nga kryesia , me arsyetimin, se vetëm për të qenë kryetare po bejka dhe nëse jo kryetare , as anëtare e kryesisë , tregon një egoizëm të patolerueshëm, sidomos për letraret e mirëfilltë! Ftesa elektronike nga përfaqësuesi juridike i Klubit z. Engjëll Berisha për të mbajt mbledhje dhe për të votuar kryetarin e ri te Klubit, programin e Mitingut dhe kryer konkurrimin me program, refuzohet nga Gentiana Muhaxhiri dhe Qemajl Juniku !
I gjendur në këtë pozicion sabotimi, të aktivitetit letrar të Klubit letrar”Gjon Nikolle Kazazi”, unë me përvojën time mbi 30 vjeçare në kryesi të Klubit , si udhëheqës i tij mbi 8 vite, si mbrojtësi kryesor i Mitingut të Poezisë, para dhe pas lufte , që të mos bartej nga Gjakova në Prishtinë, sepse qe lindur dhe rritur në Gjakovë, si shndërrues i Mitingut në nivel ndërkombëtar ,kohë më parë, i detyruar që të jap dorëheqje për shkaqe shëndetësore (5 vite më parë),për shkak të deformimit të unazave gati- gati i palëvizshëm, fatbardhësisht i shëruar, iu bashkëngjita Klubit dhe jam njeriu kryesor së bashku me Engjëll I. Berishën që u mbajtën edhe 4 mitingje gjatë udhëheqjes së kryetares Gentiana Muhaxhiri. Por kam qenë kritikues herë –herë publikisht i rënjës së mitingut në një orë letrare të thjeshtë,, kam qenë kritikues i servilizmit ndaj autoreve letrar lokal të Tiranes (këtu përjashtohet vetëm Xhevahir Spahiu), kam qenë kritikues i mënjanimit të anëtarit të Klubit nga kryetarja Muhaxhiri dhe Qemajl Juniku ,kam qenë kritikues i shuarjes së mbajtjes së Mitingut të Gjakovës më Tropojë .

Prandaj Vendos , që të tërhiqem nga Klubi, ngaqë në Klub nuk ka më anëtar me biografi letrare të mirëfilltë , besa –besa ka njerëz me biografi të dyshimte kombëtare dhe nuk mund të toleroj me sabotimin e Klubit, rrjedhimisht të Mitingut nga personat e lartcekur . Dikur kisha me këtë të përballeshe ,edhe me Z. Demaçi të lavdishmen për ta mbrojt Mitingun nga bartja apo degradimi, tani nuk kam me kë të përballëm, sepse dy sabotuesit e Klubit dhe Mitingut janë tërhequr në çerdhen e sabotimit dhe as nuk komunikojnë me anëtarët e kryesisë, as verbalisht.
I dëshiroj Klubit daljen nga ky sabotim dhe anëtareve të tij, i bej thirrje ,që të thirrin Kuvendin e anëtareve , nga i cili të dalë kryesia e re dhe kryetari i ri legjitim. Ketë vit është 55 vjetori i Mitingut jubilar dhe dy sabotuesit e tij ,ose ti përvishen punës , ose te lëshojnë pe. Në ketë kohë kur udhëheqja unë ishin të kryera të gjitha punët madje edhe të ftuarit e Mitingut tradicional me 9 Maj!
Premtimin që u kam bërë anëtareve të Klubit publikisht , se nuk do te toleroj, degradimin e Klubit dhe Mitingut , ose përndryshe jap dorëheqje, e mbajta!
Shfrytëzoj rastin të falënderoj anëtaret e klubit, që më kanë mbështete gjithnjë, publikun e mrekullueshëm artdashës gjakovar, Drejtorinë për Kulturë të Gjakovës , M K R S-sen dhe miqtë e mi krijues dhe dashamires!

Muharrem Kurti
krijues

Gjakovë , 09.02.2019