Nga Nikollë LOKA
Gjithmonë më ka tërhequr mjegulla,
ftesë për atje larg,
si një fillim, një fund,
ku mistikja shprehet me hamendje,
si mëdyshje për gjithçka dhe gjithkund.
Në flake parandjenjash tymin s’e kam pa,
nëpër tym,
drejt e në mjegulla kam ra.