Ballina Kryesore Vepra “Midis krimeve dhe mirazheve” e shkrimtarit Besnik Mustafaj më kujton legjendën...

Vepra “Midis krimeve dhe mirazheve” e shkrimtarit Besnik Mustafaj më kujton legjendën e Inkuizitorit të madh të Dostojevskit. – Nga Skender Karriqi

Vepra “Midis krimeve dhe mirazheve” e shkrimtarit Besnik Mustafaj më kujton legjendën e Inkuizitorit të madh të Dostojevskit. – Nga Skender Karriqi
“Në pyetjen se ç’dështoi te demokracia jonë, do shtuar patjetër edhe se sa u treguan të gatshëm shqiptarët ta pranonin lirinë”
Ky konstatim i bërë në esenë” Midis krimeve dhe mirazheve”, të shkrimtarit Besnik Mustafaj, më kujton legjendën e Inkuizitorit të Madh të Dostojevskit tek “Vëllezërit Karamazov”, i cili dikur gjeti rastin dhe e me stilin inkuizitiv, e ndaloi Jezusin. Ndër të tjera, gjatë seancës inkuizitive teksa ky armik i lirisë inkuizitonte, për paradoks, i jep Jezusit mësimin më të madh të lirisë duke i shpjeguar gabimin që hyjnori kishte bërë gjatë predikimeve . Ai thotë se Biri i Zotit paskësh gabuar kur u kishte mësuar njerëzve lirinë, dhe nuk u kishte dhënë bukën: i kishte molepsur me ëndrrën e bukur dhe ishte ngjitur përsëri në qiell. Por dikur uria i zgjoi ata nga ëndrra e bukur dhe, ashtu siç ishin të uritur, frymorët i hodhën flamujt e lirisë ndër këmbët e Inkuizitorit të Madh, në këmbim të bukës….Ata na luten t’u japim bukë duke na dhuruar lirinë që ti ua mësove, i thotë Inkuizitori Birit të Zotit dhe e dëbon pa kthim nga kjo botë që përjetësisht do të ishte domen i ayre (inkuizitorëve) nëpër kohërat që do të vinin….
 
6 shkurt 2019