Shkencëtari nga kolegji Canisius, NewYork, ka intervistuar 66 pacientë të cilët ishin në prag të vdekjes
Të dhënat e një studimi të ri kanë dalë në përfundimin se njerëzit përpara se të vdesin shohin vizione të shokëve apo familjarëve të afërm të cilët kanë vdekur kohë më pare.
Shkencëtari nga kolegji Canisius, NewYork, ka intervistuar 66 pacientë të cilët ishin në prag të vdekjes.Shumica e tyre raportuan se kishin pasur së paku një vizion në ditë rreth këtij fenomeni.
Një pjesë e madhe e pacientëve kanë deklaruar se këto pamje dukeshin plotësisht të vërteta dhe se vizionet përfshinin shokë apo familjarë të cilët kishin vdekur kohë më parë.
“Teksa këta intervistues po i afroheshin vdekjes, vizionet apo ëndrrat bëheshin më të shpeshta. Efekti i eksperiencës para-vdekje te individët të cilët janë duke vdekur është shumë domethënëse.
Këto vizione mund të ndodhin muaj, javë, ditë apo orë para vdekjes, dhe në mënyrë tipike e zvogëlojnë frikën e vdekjes, duke e bërë tranzicionin nga jeta në vdekje më të lehtë për ata që janë duke e përjetuar”, thuhet në studim.