Ballina Kulinari Receta e ditës/ Bërxolla me perime

Receta e ditës/ Bërxolla me perime

Përbërësit :

5 copa bërxolla gici të prera trashë
200 gr. kërpudha
2-3 karrota
1 qepë mesatare
1 koncentrat kërpudhe
1 koncentrat viçi
kripë, piper të zi
hudhër 4-5 thelpinj
piper djegës sipas dëshirës

Përgatitja:

Bërxollat e gicit pasi i lajmë dhe i lëmë të kullojnë i lyejmë me kripë, piper të zi, me spec djegës dhe me hudhër të shtypur. Pas kësaj i vendosim në një enë të hapur dhe i lëmë në qetësi 20-30 minuta.

Në një tenxhere me bazë të gjerë hedhim vaj ulliri, qepën e grirë, karrotat dhe kërpudhat e prera me thikë, i spërkasim me pak kripë dhe i trazojmë sa të pijnë lëngun e tyre, hedhim një gotë ujë dhe para se të valoj hedhim koncentratin e kërpudhës dhe viçit.

Duke e trazuar lehtë, shtojmë bërxollat e përgatitura, e lëmë të ziej për një orë në zjarrë të  ngadaltë. Kontrollojmë nivelin e lëngjeve duke mos mbuluar plotësisht bërxollat. Në gjysëm të zierjes i kthejmë dhe kontrollojmë për kripë, piper.

Lëngjet që ngelen në fund të gatimit përdoren si salcë për bërxollat gjatë servirjes.