Kjo është pagesa për hyrjen në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Deri këtu çdo gjë është në rregull. Por pasi u solla përplot 35 minuta për të gjetur parkim dhe nuk gjeta dot, e kuptohet, që nuk mbarova as punën për të cilen kisha shkuar për të parë një njeriun tim i cili po lufton me vdekjen, u ktheva përsëri duke iu kërkuar informacion se: pse na i merrni lekët…?!
Përveç arrogancës nuk mora asnjë përgjigje nga këta hajdutë që përditë i grabisin qytetarët nga e gjithë Shqipëria që hyjnë dhe dalin në këtë krye-qendër Spitalore në Tiranë!
Dr. Mhill GECAJ