Është gati 80 vjeç Vinicio Bulla, një biznesmen nga Caltrano, një provincë në Itali me 2500 banorë në Altopiano di Asiago.

Ai zotëron kompaninë “Rivit Spa” që prodhon çelik special i cili përdoret në platforma nafte në të gjithë botën.

Ka rreth 150 punëtorë në kompani të cilëve u ka ofruar mbështetje për shkollimin e fëmijëve. Me një vendim të tij, pasuria është ngrirë në bankë.

Ai dhuron 3 mijë euro për adoptimin e një fëmije nga punëtorët e tij ndërsa paguan

6600 euro në vit për shkollimin e çdo fëmije të punëtorëve të tij qofshin në çerdhe, kopsht apo universitet. /Lapsi.al /