Ballina Aktualitet Vajza nga Kosova fiton bursë rekorde në Amerikë prej 120 mijë dollarësh

Vajza nga Kosova fiton bursë rekorde në Amerikë prej 120 mijë dollarësh

Edisa Shoshi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm. Studentja pejane ka arritur të marrë bursë prej $120,000 në Valparaiso University, partneri i Smart Center në SHBA.

Kjo është bursa më e madhe që ky Universitet ofron, dhe Edisës ia mbulon të gjitha shpenzimet shkollore.

“Puna e madhe e Edisës, rezultati i lartë në testin SAT të cilin e arriti përmes ndihmës profesionale të stafit tonë, dhe ndihma në aplikim rezultuan në atë që të gjithe e deshironim – burse rekord për studentën tonë punëtore. Gjithcka u shperblye tashmë! Valparaiso i cili rangohet i 18-ti në botë për degën e Inxhinierisë, në të cilën Edisa aplikoi, e ka te hapur ende aplikimin. Aplikoni permes Smart Center dhe prekni edhe ju enderrat tuaja!”, thuhet në postimin e Smart Center.