Unë e kam njohur Skënder Buçpapajn pa e ditë se çka është dhimbja,
Kur ai i shkruante poezitë me bark përmbi gurët e Rruga-Urës.
Kur i zgjonte mëngjezet me kilometra udhë drejt frontit të punës,
Kur në qytetin alpin filloi me korrespondencë shkollën e mesme,
Kur hijenat e asaj kohe e ndiqnin prapa me “biografinë e keqe”.
Ai dhimbjen e ndjente në shpirt po askush nuk ia pa tek sytë.
Ai ecte rrugëve të vendlindjes me hapa e fjalë si një kreshnik.
Ai hapte rrugë për të ecë brezat e poezia e tij në rrjedha jete,
Ai ngrinte ura për njerëzit dhe për poezinë e tij moderne.
Ai për vete u ba “Zogu i Bjeshkëve” me librin e tij të parë.
U lartua mbi dhimbjen edhe kur me shigjeta deshën për ta vrarë…
Shtetarët e kuq e blu gjithatoherë deshën ta kishin me kilometra larg.
Ai në bohemën e tij me hapa e penë përballë kohës si maratonomak.
Larg fshatit të lindjes, larg qytetit alpin, larg metropolit shqiptar – Tiranë…
Shumëkush donte të vuante si Migjeni, të ishte meteor ky poet “Uollt Uitman”…
Politikës kurrë s’iu ba thuper shelgu dhe as për të tjerët nuk ishte thupër thane.
Ai rri tani në Zvicrën helvetiane, mijëra kilometra larg Tropoje dhe larg Tirane.
Gazetën e tij elektorinike “Voal Online” e ndjekin miliona nga shqiptarët e botës,
Aty, me lajmet e fundit, e kie Shqipërinë e Globin në pëllëmbë të dorës.
Askush nuk e di se ç’ka është dhimbja e tij e sotme edhe në mërgim,
Se dhimbjen emblema Skënder Buçpapaj në jetë e në poezi e ktheu në një ngadhnjim…
Ramiz Lushaj
Tiranë, 12 korrik 2013