Sot, HASAN MUZLI SELIMI, doli nga dera e shtëpisë së tij 63 vjeçar.

E, për Ty, duket sikur tani të ka fillue jeta me kaq shumë lartësime…! E, për Ty, janë pak 63 vjeç…!

Ti shkon në Tropojë e je 6.300 vjeç.
Ti shkon në Shkodër e je 630 vjeç.

Shkon në Amerikë e të japin titullin Akademik.
Shkon në Gjakovë e merr graden Sheh…
Shkon në Itali e je laurant i Çmimit të Meritës.
Shkon në Kosovë e je fitues i Çmimit të Parë
Vijnë në Tiranë nga bota e të japin titullin “Ambasador i Paqes”.

AMSH në Tiranë të jep dhe Çmimin “Lekë Dukagjini”.

Në Fier të vlersojnë me Çmimin e Publikut”

Në Valbonë…në Prizren…Gjithkund. Gjithnji. Vlerësime…!

Shumë urime për Ty në përditshmëri jetësore, juridike, letrare, studimore, fetare, publicistike,…o Hasan Muzli Selimi me moshën e përjetshme të Poetit…!

Portali “Limit.al”.