DERI TE HILANDARET
Më ditë ku është udha
Aty ishte kroi
Me tutje gardhi i dafinave te rrejshme
Si mburojë,
Qoflargun duhet më përqaf
Si Zerva kur te shtje në lojë.
Mbas dillit te ikur pas mështeknave
Vjen vrulli me vjell
Si kërpnaja derdhë,dredhë.
Pas qasteve u ngriten rastet e qasteve
Disa me më koka gozhash
Disa me me vrima për penjë gjylpërash
I arrnon ferrat medet.
Deri te Hilandaret ishte pyrgu
Ne trojet e mbetura shkret.
NDER VARRE
Nder varre të vdekurit qetësish rrinë
Bora e bardhë i mbulon
Kujton se është qefin
skanoret më s’ ngrijnë
E s’kanë llahtarinë.
Lluca ,uji , i pandashem
Veç te pasurit plasariten
Qielli detyrë po e kryen.
DOLI E META
Një e metë që doli nga e meta e metë
Lëvarej nga yjet
Një litar
Dhuratë për qafat e viergjërta
Për shpatullat kyeneqe
Te një rrëpire te kaltër te detit o zot
Ku pulebardhat kakarisnin
Në shenjë dergje
Mbi pragjet e shkreta.
Nga qielli pikonte një zjarr i ftohet
Ama zjarr akull
Qe tirrte truqe këndeve
Kur lodronin yjet mbi pisha.
I qelibart dilte nuri i fundit
Dhe beza e pabesë e hurit.
NGA SHEGERTET
Uji ,soset me ujin
Me baltën soset uji
Plaga kullon
Mbi trojet tona
Nga hamshoret shegert ..